​Pacolli: Mos rrini duarkryq, dilni votoni

Aktuale

​Pacolli: Mos rrini duarkryq, dilni votoni

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 11:11
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli votoi në shkollën fillore “Shkëndija”, në Hajvali prej ku bëri thirrje që qytetarët të mos rrinë duarkryq, por të dalin të votojnë.

Sipas tij duke votuar krijojmë kushte të mira demokratike dhe dinjitoze për jetë.

Pacolli: Mos rrini duarkryq, dilni votoni

“Sot është një ditë e mbarë duke edhe koha është e mirë një fillim i mirë kisha dashur që qytetarët e Kosovës çdo kund ku gjenden të mundohen dhe të shkojnë tek vendvotimi dhe të votojnë mos të rrinë duarkryq dhe me prit prej ardhmërisë, ardhmëria është në duart tona ne me votën tonë krijojmë kushte më të mira kushte demokratike, kushte dinjitoze për jetë. Prandaj, vota është e rëndësishme dhe ftoj qytetarët masivikisht të dalin dhe te votojnë”, tha ai.

Sot qytetarët e Kosovës po u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 38 kryetaët e komunave dhe anëtarët e kuvendeve komunale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat