Gashi i LDK-së: Indicet e para janë pozitive, ja sa komuna presim t’i fitojmë pa balotazh

Aktuale

Gashi i LDK-së: Indicet e para janë pozitive, ja sa komuna presim t’i fitojmë pa balotazh

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 11:11
Arben Gashi

(E plotësuar 12:50) -  Shefi i shtabit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme kur po votohet për kryetar të komunave, është identifikuar mungesa e energjisë elektrike në disa qendra të votimit.

Gashi në konferencën e parë të LDK-së për media, apeloi te KEDS-i dhe KQZ-ja që të sigurojnë furnizim të vazhdueshëm të të gjitha qendrave të votimit dhe të vendvotimeve me rrymë, përndryshe theksoi se mund të ketë probleme për shkak të territ.

Gashi: KEDS dhe KQZ të sigurojnë që të gjitha qendrat e votimit të kenë energji elektrike

“Problemet më të mëdha që janë vërejtur lidhen me energjinë elektrike, që ka munguar në disa qendra të votimit. Shpresoj që kjo të mos përsëritet dhe të mos jetë problem i pasdites sepse pasdite fillon të terrohet dhe mund të vijë deri te problemi. Ftoj KEDS-in dhe KQZ-në që të jenë të kujdesshëm që të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet të jenë të pajisura me energji elektrike në mënyrë që procesi zgjedhor të shkojë mirë”, tha ai.

Sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje, shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, tha se bazuar nga të dhënat e komisionerëve dhe vëzhguesve që kanë në teren, përqindja e qytetarëve që kanë votuar është e ngjashme me atë të vitit 2017.

Ai u shpreh optimist se një pjesë e konsiderueshme e komunave do të marrin rezultatet sot dhe nuk do të shkojnë në balotazh.

Gashi: Presim që shumica e komunave të marrin rezultatin sot

“Deri më tash, sipas vlerësimeve tona, pjesëmarrja në zgjedhje është ngjashëm me proceset e kaluara zgjedhore, diku 10 përqind e qytetarëve kanë votuar dhe pritet që të shtohet fluksi në orët e pasdites. Si shtab i LDK-së, i ftojmë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën për votë... Ne presim që një pjesë e konsiderueshme e komunave të marrin rezultatin sot dhe të mos kenë një balotazh. Pritshmëria jonë është pozitive dhe kënaqshmëria jonë me indiciet e para është pozitive dhe po angazhohemi që secili qytetarë të dalë të votojë dhe t’i jap një qeverisje të mirë komunës së vet”, tha ai.

Gashi ftoi të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Gashi: Pritshmëritë tona janë pozitive, indicet e para janë pozitive

Udhëheqësi i shtabit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se presin që një pjesë të konsiderueshme të komunave t’i fitojnë pa balotazh, duke shtuar se kanë pritshmëri pozitiva, ashtu siç janë, sipas tij, indicet e para.

Gashi tutje ka kërkuar nga KEDS-i dhe KQZ-ja t’i evitojnë problemet me energji elektrike, siç ka ndodhur në disa qendra votimi, sipas Gashit.

“Sot e kemi një ditë të gjatë. Kjo është një konferencë që mbahet nga shtabi zgjedhor i LDK-së. Deri sot kemi angazhuar rreth mbi 2 mijë e 600 komisionerë, vëzhgues, mijëra aktivistë që sot punojnë për LDK-në. Procesi ka filluar sipas kohës së paraparë. Ka pas disa probleme të vogla me energji elektrike, por përgjithësisht ka qenë proces i mirë. Prandaj e ftoj KEDS-in dhe KQZ-në që të gjitha votimet të jenë me energji sidomos gjatë natës. LDK-ja fton qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë. Ne presim që një pjesë e konsiderueshme të komunave t’i fitojmë pa balotazh. Pritshmëritë tona janë pozitive, indicet e para janë pozitive”, ka thënë Gashi.

Kosova sot voton për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të komunave me mandat katër-vjeçar.

***

Lidhja Demokratike e Kosovës mban sot konferencë.

Lidhur me procesin zgjedhor.

Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së.

Kjo konferencë mbahet në ora 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat