Në Qendrën e Mikrobiologjisë të IKSHPK-së, 20 persona janë testuar deri më tani

Aktuale

Në Qendrën e Mikrobiologjisë të IKSHPK-së, 20 persona janë testuar deri më tani

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Qendra e testimit e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike punon sot nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 14. Mikrobiologja, Afërdita Kuçi Hyseni, tregon se numri i personave që duan të testohen është dukshëm më i vogël këtë të diele.

“Përafërsisht janë diku rreth 20 monstra, por sot kemi pranuar edhe nga Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe QKUK-ja, posaçërisht nga Klinika Infektive.

Por gjithsesi edhe përkundër që kohëve të fundit ka rënë numri i rasteve dhe numri i rasteve pozitive, fatmirësisht.”

Ajo tutje shpjegon se rënia e numrit të testimeve është sipasojë e mos interesimit të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat