Arrestohet një person në Junik, dyshohet për blerje votash

Aktuale

Arrestohet një person në Junik, dyshohet për blerje votash

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Një person është ndaluar para pak çastesh në Junik në cilësinë e të dyshuarit për blerje votash në këtë komunë.

Burimet e thonë se personi aktualisht është duke u intervistuar në stacionin policor të Junikut.

Po ashtu këto burime thonë se ky persona dyshohet të jetë aktivist i VV-së ose AAK-së në këtë komunë.

Ndryshe, qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale. Për këto zgjedhje lokale të drejt vote kanë 1 885 448 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat