Reagon Gazmend Muhaxheri: Ju uroj për fitoren e madhe të LDK-së

Aktuale

Reagon Gazmend Muhaxheri: Ju uroj për fitoren e madhe të LDK-së

Nga: G.B Më: 17 tetor 2021 Në ora: 20:47
Gazmend Muhaxheri

Kandidati nga LDK për komunën e Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas rezultateve të para në zgjedhjet lokale të mbajtura sot, ku ai po prin me vota.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka falënderuar pejën, derisa ka uruar të gjithë për fitoren e madhe të LDK-së, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Shumë faleminderit, e dashur Pejë!

Të dashur qytetarë të komunës sonë, u jam mirënjohës pafundësisht për besimin e ri që më dhatë sot. Ju uroj për fitoren e madhe të LDK-së dhe të të gjithë njerëzve të mirë të Pejës.

E ardhmja do të jetë përplot angazhime, sepse ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë për t’i përmbushur objektivat tona për Pejën qytet të krenarisë së të gjithëve. Të vazhdojmë së bashku që ta bëjmë Pejën vend mundësish të barabarta, duke vazhduar së kultivuari rrugën e drejtësisë, fisnikërisë së shpirtit dhe punës me nder.

T’i bashkojmë forcat që kemi për t’ia përkushtuar veten ndërtimit të së ardhmes.

I juaji,
#GazMuhaxheri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat