Festa me armë zjarri, plagoset një person në Skenderaj

Aktuale

Festa me armë zjarri, plagoset një person në Skenderaj

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 23:05
Festa në Skenderaj

Një person është plagosur në Skenderaj nga një predhë plumbi, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

I plagosuri është një 33 vjeçar, i cili është lënduar si pasojë e një predhe të plumbit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

“Sonte rreth orës 20:45 është raportuar se në QKMF-Skenderaj, viktima i gjinisë mashkullore, i moshës 33-vjeçar, ka kërkuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimit nga një predhë plumbi”, tha zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat