Lulzim Basha takohet me Donika Gërvallën, ky ishte fokusi i takimit

Aktuale

Lulzim Basha takohet me Donika Gërvallën, ky ishte fokusi i takimit

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 15:51
Lulzim Basha

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla gjatë vizitës së saj zyrtare në Tiranë ka takuar edhe kreun e PD Lulzim Basha në selinë blu.

Gazetari Juxhin Mustafaraj bën me dije se fokusi i këtij takimi ka qenë vijimi i bashkëpunimit mes përfaqësuesve të PD dhe institucioneve të Kosovës.

Në këtë takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë. Pas takimit Basha nuk ka folur për mediet, por këto detaje të takimit janë janë bërë me dije përmes burimeve.

Gërvalla gjatë vizitës së saj në Tiranë Gërvalla takoi edhe homologen e saj Olta Xhacka.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat