Flet Gërvalla: Vetëvendosje nuk ka rënie, PDK dhe LDK kanë rrugë të gjatë të reformimit

Aktuale

Flet Gërvalla: Vetëvendosje nuk ka rënie, PDK dhe LDK kanë rrugë të gjatë të reformimit

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 00:01
Donika Gërvalla

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “LOG” pavarësisht se Vetëvendosje nuk fitoi asnjë komunë në raundin e parë u shpreh se partia e saj nuk ka rënie.

“Po të shihni sondazhet nuk e konfirmojnë që mund të ketë rënie të Vetëvendosjes apo pakënaqësi me punën.

Zgjedhjet komunale kanë specifikat e veta, po ti krahasoni me të 2017, do të shihini që rënie nuk ka, por po të shihni dinamikën e 6 muajve të fundit dhe raundin e parë, rezultatin duhet ta llogarisni në fund” tha ajo.

Sa i përket rezultateve të PDK-së dhe LDK-së Donika Gërvalla tha se “kanë rrugë të gjatë për të dëshmuar që janë në rrugën e reformimit”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat