Abdixhiku: 17 tetorin do ta kujtojmë me krenari, siç e kujtojmë 14 shkurtin si mësim

Aktuale

Abdixhiku: 17 tetorin do ta kujtojmë me krenari, siç e kujtojmë 14 shkurtin si mësim

Nga: A.SH Më: 19 tetor 2021 Në ora: 10:07
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sa i përket zgjedhjeve ka thënë se si vend treguam maturi dekomraktike në votim, organizim e pranim të rezultateve.

Sipas tij, LDK 14 shkurtin do ta kujtojë si mësim, kurse 17 tetorin do ta kujtojnë me kreanri.

Postimi në Facebook: 

Procesi zgjedhor përfundoj, e po përfundon edhe numërimi zyrtar i votave të fundit të rregullta e me kusht padallim. 

Si vend treguam maturi demokratike, në votim, organizim e pranim të rezultateve. Një standard që e marrim si të qenë por që në thelb është vlerë. Fitues, për këtë, jemi të gjithë.

I uroj të gjithë kandidatët e të gjitha partive për fushatën e bërë; në veçanti i uroj të gjithë fituesit e deritanishëm - me shpresë shumë se do të shërbejnë me dinjitet e përkushtim ndaj secilit qytetar në komunat tona e të tyre padallim. 

Si LDK, 17 tetorin do ta kujtojmë me krenari; siç e kujtojmë 14 shkurtin si mësim. Njerëzit e Kosovës na vlerësojnë kur jemi të drejtë, siç na largohen kur s’jemi të tillë - dhe kjo është vlera më e mirë e demokracisë.
Veprimtarët tanë i falënderoj për rezultatin e arritur. Një rikthim vërtetë i madh. Vend për mburrje, festë e garë fituesish s’ka. Mbështetja për ne s’është kundër askujt tjetër. Prandaj të punojmë për raundin e ri; e të qëndrojmë kokëulur por krenarë përballë qytetarëve tanë. Besimin e tyre duhet ta kujdestarojmë me plot kujdes si në pushtet ashtu dhe në opozitë. Politikën duhet ta shohim vetëm si përgjegjësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat