Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Kurtin, flasin për sigurinë në Kosovë

Aktuale

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Kurtin, flasin për sigurinë në Kosovë

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 10:34
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mëngjesin e së martës ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral major Ferenc Kajari.

Bidesa mes Kurtit dhe Kajarit kryesisht kishte në fokus situatën e sigurisë në Kosovë.

Kështu thuhet në njoftimin e KFOR-it, teksa po ashtu bëhet e ditur se ata gjatë takimit kanë biseduar edhe për bashkëpunimin mes institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.

“Komandanti i KFOR -it, Gjeneral Major Ferenc Kajári u prit sot nga Albin Kurti, në një takim prezantues. Biseda u përqëndrua në situatën e sigurisë në #Kosovë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston midis Institucioneve në Kosovë dhe KFOR –it”, thuhet në njoftim.

Gjeneral Majori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari tani do të jetë komandanti i ri i KFOR-it.

Ndërrimi i komandës u bë tri ditë më parë në një ceremoni që u mbajt tek shtabi i KFOR-it në Prishtinë.

Gjeneral Majori i Ushtrisë Italiane, Franco Federici, ia dorëzoi Komandën e KFOR -it Gjeneral Majorit të Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat