Ish kandidati i VV-së për deputet, Liri Loshi ka komentuar deklaratat kundërshtuese të Ramush Haradinajt, ndaj aksionit të Policisë së Kosovës në veri.
Loshi ka shkruar në Facebook që nuk ka kuptim të mos veprohet në veri kur ndodhë krimi. Ai kujtoi se edhe presidenti i Serbisë po kërkon që veriun të mos e vizitojë policia e Kosovës.
“Ramush Haradinaj po thotë se veprimet policore në Veri e dobësuakan shtetin dhe sigurinë! Atëherë, po ia japim Veriun Serbisë! Ndryshe nuk ka kuptim që në Veri me ndodh krimi e policia jonë mos me vepru.
Edhe Vuçiqi po kërkon që Veriu të mos vizitohet nga policia e Kosovës. Tash kush po don me ia dhanë Veriun Serbisë, Ramushi apo Albini?!”, shkruan Loshi në Facebook.