Vasfije Krasniqi: Kosova patjetër se do të triumfojë në rrugën e saj për drejtësi

Aktuale

Vasfije Krasniqi: Kosova patjetër se do të triumfojë në rrugën e saj për drejtësi

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 18:51
Presidentja Vjosa Osmani dhe zonja Vasfije Krasniqi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi ka falënderuar të gjithë ata që u bënë pjesë e kampanjës së saj #rallyforherjustice, e cila ka për qëllim senzibilizimin e opinionit ndërkombëtar për të ndëshkuar kriminelë dhe shtetin serb krimet e kryera ne Kosovë.

Ajo u shpreh se Kosova patjetër se do të triumfojë në rrugën e saj për drejtësi, dhe për këtë po merr përkrahjen nga vendet mike të Kosovës.

Postimi i plotë:

Falënderim!

Unë thjesht dua të shpreh një falënderim të madh për të gjithë Ju që u bëtë pjesë e kampanjës #rallyforherjustice, e cila ka për qëllim senzibilizimin e opinionit ndërkombëtar për të ndëshkuar kriminel dhe shtetin serb krimet e kryera ne Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci, dhe ta dini se me qasjen të dhe përkrahjen e Juaj më dhatë shpresë dhe motiv që unë të vazhdoj tutje me kauzën time për drejtësi.

Kjo mbështetje dhe të tjerat që do vijnë pas do të jenë vendimtare për kërkesën tonë për drejtësi.

Kosova patjetër se do të triumfojë në rrugën e saj për drejtësi, dhe për këtë NE çdo ditë e më shumë po marrim përkrahjen nga vendet mike të Kosovës.

Faleminderit të gjithëve pa dallim!

#RALLYFORHERJUSTICE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat