Kadaj-Bujupi komenton kandidatët e VV-së: Disa as nuk e di pse i kanë caktuar

Aktuale

Kadaj-Bujupi komenton kandidatët e VV-së: Disa as nuk e di pse i kanë caktuar

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 21:45
Donika Kadaj-Bujupi

Opinionistja Donika Kadaj-Bujupi ka komentuar rezultatin zgjedhor të 17 tetorit. Në emisionin Pressing, ajo ka kritikuar Vetëvendosjen për zgjedhjen e kandidatëve për kryetarë komunash.

“Unë mendoj se në të gjitha ato komuna ku ka pasur një tjetërsim, në kuptimin, ku është imponuar një kandidat i cili nuk ka qenë ai kandidati i cili është promovuar vazhdimisht në Lëvizjen Vetëvendosje”, theksoi Kadaj-Bujupi.

“Pra dikush që është qoftë i ndershëm, qoftë intelektual, qoftë i pa korruptuar sepse me këto tema kanë ardhur në pushtet. Por ka qenë komplet e kundërta e kandidatit imagjinar të VV’së ose të propozuar vazhdimisht si dikush që do të jetë kandidat perfekt i cili do ta nxjerr vendin qoftë në nivel lokal qoftë në nivel nacional nga kriza nuk ka qenë”, tha ajo.

“Në Mitrovicë nuk mendoj që kandidati i VV’së ka përfaqësuar ideologjinë e VV’së dhe s’mundesh me pri që ata aktivistë që përgjatë viteve kanë shkuar në protesta, e kanë pasur sfida të ndryshme, me pas entuziazëm për një kandidat të tillë”, theksoi Kadaj-Bujupi.

“Kjo ka ndodhur edhe në komunat tjera, për shembull në Ferizaj. Unë s’e di pse disa kandidatë i kanë caktuar”, pyeti ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat