Fillon publikimi i formularëve të rezultateve të zgjedhjeve

Aktuale

Fillon publikimi i formularëve të rezultateve të zgjedhjeve

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 08:55
Ilustrim

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka filluar të publikojë formularët e rezultateve të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe kuvendeve komunale.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se publikimi i formularëve bëhet me qëllim që të rritet transparenca e procesit zgjedhor.

Ky publikim është në proces dhe deri më tani janë publikuar formularët e rezultateve nga disa komuna, derisa do të vazhdohet me publikimin sapo të njëjtit të jenë të gatshëm.

Ai sqaroi po ashtu se këto formularë nuk janë shpallje e rezultatit përfundimtar.

“Ky publikim bëhet me qëllim të rritjes së transparencës për procesin zgjedhor dhe nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare”, tha Elezi.

Siç njoftoi Elezi, formularët skanohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe pastaj ngarkohen në faqen zyrtare të KQZ-së.

“Formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe të kandidatëve, nga të dy llojet e zgjedhjeve, skanohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve dhe pastaj ngarkohen në ueb faqe të KQZ-së”.

Në këtë mënyrë të gjithë kandidatët e interesuar kanë qasje për të parë rezultatin në secilin vendvotim.

“Këta formularë janë kopje e formularëve të plotësuar në vendvotime dhe çdo kandidat i interesuar mund t’i shfletojë për ta parë rezultatin e tij që ka arritur në secilin vendvotim”, tha ai.

Formularët mund t’i gjeni duke klikuar në këtë LINK.

Ndryshe, numërimi i votave pritet të përfundojë gjatë kësaj javë, ndërkaq që KQZ-së i duhen edhe disa ditë të tjera për të shpallur rezultatet dhe për të certifikuar zgjedhjet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat