341 gjoba për mosrespektim ndaj masave antiCOVID

Aktuale

341 gjoba për mosrespektim ndaj masave antiCOVID

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Ditëve të fundit kanë rënë dukshëm numri i viktimave dhe rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Përkundër kësaj po vazhdojnë ende aksionet e policisë nëpër terren.

Vetëm gjatë 24 orëve, janë shqiptuar 341 gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk kanë respaektuar masat antiCOVID.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë, për lajmi.net e ka konfirmuar se rishqyrtimi i masave antiCOVID pritet të bëhet javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat