Ambasada franceze: Mbetemi përkrah Kosovës në zbatimin e reformave në rrugën drejt BE-së

Aktuale

Ambasada franceze: Mbetemi përkrah Kosovës në zbatimin e reformave në rrugën drejt BE-së

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 13:33
Foto

Ambasada e Francës në Kosovë ka thënë se Franca do të jetë krah Kosovës për të zbatuar reformat që duhen për të qenë anëtare e BE-së.

“Franca mbetet krah Kosovës në çështjen e zbatimit të reformave të nevojshme në rrugën drejt integrimeve evropiane”, thuhet në postimin e kësaj ambasade në Twitter.

Ambasada e Francës ka rishpërndarë postimin e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog në të cilin njoftoi se ia ka dorëzuar Raportin e Progresit të KE-së presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë tha se ky raport vlerëson progresin e bërë në disa fusha, derisa shton se mbetet akoma shumë punë dhe se reformat duhet të zbatohen në mënyrë shumë efektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat