Osmani nuk pajtohet me raportin e KE-së, i kundërpërgjigjet PDK-së dhe Borrellit

Aktuale

Osmani nuk pajtohet me raportin e KE-së, i kundërpërgjigjet PDK-së dhe Borrellit

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 16:30
Presidentja Osmani

(E plotësuar 18:48) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka vlerësuar si shqetësuese konstatimet e raportimit të Komisionit Evropian për Kosovën, për vettingun, pasi që sipas raportit thuhet se ky proces do të duhej të ishte masa e fundit.

Presidentja Osmani në një konferencë për medie theksoi se kjo është e papranueshme, pasi sipas saj vettingu është i domosdoshëm dhe e vetmja mënyrë për t’i arritur synimet të cilat po i kërkon Bashkimi Evropian. Teksa inkurajon institucionet që ta vazhdojnë procesin e vettingut.

Osmani: Vettingu është i domosdoshëm

“Sa i përket vettingut Komisioni Evropian konstaton se rivlerësimi i pilotë dhe i menjëherë i të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet një burim shqetësimi serioz. Si presidente e vendit e nuk pajtohem fare me këtë konstatim. Në fakt mungesa e vettingut do ishte shqetësim serioz e jo përmbushja e këtij procesi. Mos realizimi i vettingut nuk i kontribuon as përpjekjeve të institucioneve të Kosovës për garantim të sundimit të ligjit e as të ardhmes evropiane të vendit tonë. Tutje në këtë raport, Komisioni Evropian konsideron se vetingu do duhej të ishte masë e fundit dhe e jashtëzakonshme pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet dhe mekanizmat ekzistues. Edhe ky konstatim është i gabuar dhe kontradiktor për shkak se mekanizmat ekzistues janë këto për vite të tëra dhe kanë rezultuar joefektiv. E vërteta është se nëpërmjet këtyre mekanizmave nuk është rritur profesionalizmi, integriteti dhe besimi qytetar në institucione të drejtësisë. Për këto BE vet ka kritikuar për vite të tëra. Prandaj, vettingu jo vetëm që është i rëndësishëm por i domosdoshëm”, tha ajo.

Presidentja Osmani ka thënë se procesi i vettingut duhet të përshpejtohet e assesi të ndalet.

Osmani: Procesi i vettingut duhet të përshpejtohet e assesi të ndalet

“Për dallim nga ajo që konstatohet në raportin e Bashkimit Evropian, ky proces do jetë i vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës. Për vite me radhë raporte të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare kanë konstatuar ngecjet në sistemin e drejtësisë dhe mungesën e mekanizmave adekuat për trajtimin e tyre, si rrjedhojë është më se e qartë se vetëm mekanizmat ekzistues nuk do ketë mundësi realizohen reformat e dëshiruara në sistemin tonë të drejtësisë. Ky proces do jetë mekanizëm për të nxjerrë ën pah prokurorët, gjyqtarët që kanë integritet dhe janë profesional... Vettingu do zhvillohet në përputhje me standardet e vendit tonë për të garantuar sundim të rendit dhe ligjit, duke marrë reforma të thella në drejtësi dhe duke siguruar pavarësinë e këtij sistemi nga ndërhyrjet qoftë të natyrës politike, qoftë të asaj kriminale. Si presidente e vendit, jo vetëm që kërkoj që ky proces të vazhdojë e të mos ndalet, por edhe të përshpejtohet si një domosdoshmëri. I inkurajoj të gjitha institucionet përgjegjëse që të vazhdojnë këtë punë me prioritet e në bashkëpunim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtar”, theksoi ajo.

Sa përket luftimit të krimit e korrupsionit dhe në komunat veriore, Osmani tha se nuk ka kompromis, derisa ka thënë se presin përkrahje të plotë nga BE-ja jo kundërshti.

Osman: Në luftë me krimin e organizuar dhe korrupsionin nuk ka kompromis në asnjë pjesë të Kosovës

“Komisioni Evropian konfirmon se situata në veri të vendit është sfiduese sa i përket korrupsionit, sundimit të ligjit e lirisë së shprehjes. Kjo situatë sipas Komisionit paraqet sfidë për agjencitë ligj zbatuese në Kosovë. Dhe po ashtu KE në këtë raport kërkon nga Kosova, citoj “duhet të merren masa shtesë për të luftuar pikë kalimet ilegale të kufirit dhe aktivitetet kriminale të ndërlidhura, përfshirë korrupsionin veçanërisht në kufirin me Serbinë”. Ne kërkojmë nga të gjithë zyrtarët e BE-së t’i qëndrojnë besnikë këtyre deklaratave ashtu që sa herë institucionet e Kosovës të luftojnë krimin e korrupsionin, kontrabandën në çdo cep, përfshirë edhe ne veri, ta kemi përkrahjen e tyre dhe jo kundërshtimin e tyre. Qëndrimi im është qartë në lidhje me këtë, është tashmë i qartë në luftë me krimin e organizuar dhe korrupsionin nuk ka kompromis në asnjë pjesë të Republikës sonë”, theksoi ajo.

Presidentja Osmani ka komentuar edhe të gjeturën tjetër në këtë raport, sa i përket shkarkimit të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Ky vendim sipas saj është i pakthyeshëm.

Osmani: Për shkarkimin e Dakës s’mund të më zmbraps askush me dërgim në Kushtetuese

“Legjislacioni në fuqi, parasheh se presidentja është autoriteti kompetent për të emëruar kryesuesen e KQZ-së sikurse edhe për ndërprerje të mandatit të saj. Pra, presidentja është autoriteti emërues, presidentja është autoriteti shkarkues dhe po ashtu ai që bën vlerësimin e integritetit. Ky vendim ka qenë në përputhje të plotë me ligjin dhe me Kushtetutën. Mua nuk do të mund të më zmbraps askush me kërcënime për dërgim në Gjykatën Kushtetuese”, tha Osmani. 

Osmani i kundërpërgjigjet ashpër Borrellit për aksionin e Policisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dalë ashpër kundër disa pikave në Raportin e Progresit të këtij viti që Komisioni Evropian e ka hartuar për arritjet dhe ngecjet e Kosovës dhe disa qëndrimeve të zyrtarëve të Bashkimit Evropian lidhur me veprimet e Policisë së Kosovës. Në një konferencë për media, Osmani kërkoi nga zyrtarët evropianë që t’i përkrahin aksionet kundër krimit dhe jo t’i kundërshtojnë ato.

Osmani citoi se KE në Raport thekson se për Kosovën mbetet sfidues luftimi i krimit dhe korrupsionit dhe mungesa e lirisë së shprehjes në veri të vendit. Duke cituar po ashtu Raportin e Progresit që sugjeron se duhet të merrem masa shtesë për t’i luftuar aktivitetet kriminale, përfshirë korrupsionin dhe pikëkalimet ilegale të kufirit, Osmani tha se zyrtarët e BE-së duhet ta përkrahin Kosovën në këto çështje në të ardhmen.

“Ne kërkojmë nga të gjithë zyrtarët e BE-së që t’u qëndrojnë besnikë këtyre deklaratave, në mënyrë që sa herë që institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës ta luftojnë krimin dhe kontrabandën në çdo cep të vendit tonë, përfshirë në veri, ta kemi përkrahjen, e jo kundërshtimin e tyre”, tha Osmani.

“Qëndrimi im si presidente në lidhje me këtë është tashmë i qartë. Në luftë me krimin dhe korrupsionin nuk ka asnjë kompromis dhe kjo është dëshmuar tashmë”, theksoi presidentja.

Ajo u shpreh se shpreson që në të ardhmen zyrtarët e BE-së të mos bëjnë “deklarata të njëanshme e të pabazuara”, duke iu kundërpërgjigjur kështu Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili tha se Kosova duhet të mos marrë “veprime të njëanshme”, pas aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës.

“Shpresoj që në të ardhmën, zyrtarët e BE-së të mos bëjnë deklarata të njëanshme e të pabazuara, të cilat vetëm sa mund të rrisin tensionet e të pengojnë përpjekjet tona për sundim të ligjit në çdo cep të Kosovës. Mua më vjen mirë që sot ka pasur reflektim. Unë e mirëpres deklaratën e Z.Blinken….”, deklaroi Osmani.

Osmani: Nuk pajtohem me Raportin e KE-së për vettingun, inkurajoj institucionet të vazhdojnë me reforma

Presidentja Vjosa Osmani tha se nuk pajtohet me raportin e Komisionit Evropian për procesin e vetting-ut, ku thuhet se rivlerësim i plotë dhe i menjëhershëm i të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet një burim shqetësimi serioz.

Osmani ka deklaruar se e konsideron të nevojshme të diskutohet për procesin e Vettingut, me rendin dhe ligjin në vendin tonë duke përfshirë veriun dhe tek çështja e procesit zgjedhor.

“Sa i përket Vettingut, Komisioni Evropian konstaton se paraqitet një burim shqetësimi serioz, si Presidente nuk pajtohem fare me këtë, në fakt mungesa e Vettingut do të ishte shqetësim serioz e jo përmbushja e këtij procesi. Mosrealizimi i Vettingut nuk i nevojitet askujt në institucionet në Kosovë e as të ardhmes sonë në rrugën drejt BE-SË.Mekanizmat ekzistues… e vërteta është se nëpërmjet këtyre mekanizmave nuk është arritur as rritja e profesionalizmit, integritetit dhe vlerësimit qytetarët në institucionet e drejtësisë. Për këto BE vetë ka kërkuar për vite të tëra, prandaj Vettingu jo vetëm që është i rëndësishëm, por është edhe i domosdoshëm.Dhe kontrollit të pasurisë, ky proces do të jetë mekanizëm për të nxjerrë në pah gjyqtarët, prokurorët e të tjerët që kanë integritet profesionistë. Vettingu do të zhvillohet nga praktikat më të mira nga shtete që e kanë trajtuar atë. Kjo do të duhej të shihej si përpjekja kryesore e sistemit tonë të drejtësisë për të siguruar pavarësinë e këtij sistemi, nga ndërhyrjet qoftë të politikës, qoftë të natyrave të tjera”, deklaroi Osmani.

Tutje ajo tha se si presidente e vendit është që ky proces të vazhdojë, por edhe të jetë një domosdoshmëri.

“Inkurajoj të gjitha institucionet përgjegjëse që të vazhdojnë të bëjnë këtë punë në koordinim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Do të vazhdojë të aplikojë standardet më të larta, përfshirë edhe ato në sistemin e drejtësisë.Nga parimi i zbatimit dhe integritetit e profesionalizmit. Tema e dytë është gjendja në komunat tona veriore sa i përket sundimit të ligjit. Komisioni evropian ka konfirmuar se në veri të vendit situata është sfiduese sa i përket korrupsionit, krimit të organizuar dhe lirisë së shprehjes dhe kjo situatë paraqet sfidë për agjencitë dhe kërkohet nga Kosova dhe institucionet e saja që të merren masa shtesë për të luftuar pikë kalimet kufitare dhe aktiviteti e lidhura përfshirë korrupsionin me kufirin e Serbisë.Ne kërkojmë nga të gjithë zyrtarët e BE-së ti qëndrojnë besnik këtyre deklaratave në mënyrë që sa herë që institucionet luftojnë krimin, korrupsionit, kontrabandën në çdo cep të vendit përfshirë veriun. Të kemi përkrahjen e jo kundërshtimin e tyre”, tha presidentja Osmani.

“Në luftë më krimin e organizuar dhe korrupsionin, nuk ka kompromis në asnjë pjesë të vendit tonë. Kjo është dëshmuar dhe këtë qëndrim e kemi të paluhatshëm. Meqë këto janë konstatime të BE-së presim nga ta përkrahje të plotë në drejtim të veprimeve të institucioneve tona, sa i përket sundimit të ligjit, përfshirë edhe veriun.Shpresoj që zyrtarët e BE-së të mos bëjnë deklarata të njëanshme të pabazuara e që mund të rrisin tensionet në përpjekjet tona për luftimin e krimit të organizuar.Mirëpres deklaratën e sotme, të SHBA-së dhe BE-së ku deklarohen se presin dhe mbështesin angazhimin e Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe shpresoj që kjo përkrahje që ishte prezent të vazhdojë”, shtoi ajo.

***

Presidentja Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur zërave që kanë deklaruar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Mua nuk do të mund të më zmbraps askush me kërcënime për dërgim në Gjykatën Kushtetuese. Sa për mua le të më dërgojnë çdo javë nga një rast. Si presidente e vendit do të mbetem e përkushtuar në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi dhe do të jem e pakompromis në garantimin e integritetit të institucioneve të pavarura në vend”, tha ajo.

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, nuk po pajtohet me rekomandimet e raportit të Komisionit Europian sa i përket çështjes së Vettingut.

Ndryshe nga konstatimi në raportin e KE-së, është shqetësim serioz mospërmbushja e këtij procesi, njofton Klankosova.tv.

”Nuk pajtohem me këtë konstatim. Mungesa e Vettingut do të ishte shqetësim serioz, e jo përmbushja e këtij procesi”.

”Edhe ky konstatim është i gabuar. Përmes këtyre mekanizmave nuk është arritur as ngritja integritetit. Për këto BE ka kritikuar vet për vite të tëra. Prandaj vetting jo vec që është i rëndësishëm por është i domosdoshëm”.

”Për dallim nga ajo që konstatohet në raport, ky process do të jetë i vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës. Vetting do jetë instrument kyç për verifikimin e pasurisë.

”Vetting do të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Kjo do duhej të shihej si përpjekja kryesore e institucioneve tona”.

”Si presidente e vendit jo vetëm që kërkoj që ky process të vazhdojë e të mos të ndalet, por edhe të përshpejtohet”

***

Ka nisur konferenca e presidentes Vjosa Osmani.

***

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur konferencë për media nga ora 17:00.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Presidentes.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për media sot (20.10.2021), në orën 17:00”, thuhet në njoftim.

Nuk dihet arsyeja e kësaj konference.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat