Flet qytetari që u bë i njohur për festimin pas zgjedhjeve në Skenderaj, tregon pse tha “Sami baba”

Aktuale

Flet qytetari që u bë i njohur për festimin pas zgjedhjeve në Skenderaj, tregon pse tha “Sami baba”

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 21:56
Tefik Hoxha

Tefik Hoxha i cili u bë i njohur nga mënyra e festimit pas rezultatit të zgjedhjeve në Skenderaj tregon se që nga viti 2007 vjen në Kosovë për ta votuar PDK-në.

Fitores së PDK-së në Skenderaj iu gëzua me gjithë zemër.

Videoja ku shihet, Tefik Hoxha, duke thirrur emrin e Sami Lushtakut, u bë virale.

Po kush është i riu nga Drenica që u bë i njohur që nga e diela?!

34 vjeçari që jeton në Gjermani është një votues i rregullt i PDK-së.

Ai tregon se ka udhëtuar nga Gjermania vetëm për ta mbështetur këtë subjekt politik.

Për festën e tij ky shprehet se është normale, ngase në këtë mënyrë festohet gjithmonë në Drenicë.

Ndërsa tregon edhe arsyet pse e ka quajtur “Sami Baba” kryetarin e degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtakun.

Hoxha pohon se pas videos së publikuar ka pas komente të ndryshme nga qytetarët në rrjete sociale se gjoja është paguar për të votuar.

Mirëpo ky i mohon këto spekulime, pasi sipas tij të ardhurat që ka nga puna që e bën si menaxher i 40 punëtorëve në Gjermani i ka të mjaftueshme për të bërë një jetë të mirë.

Fitores së PDK-së më Skenderaj iu gëzuan një numër i madh i simpatizantëve së kësaj partie, të cilët shprehën në forma të ndyshme gëzimin për fitoren e PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat