Bazë ushtarake amerikane në Kosovë, Mehaj tregon se çka u diskutua në SHBA për veriun

Aktuale

Bazë ushtarake amerikane në Kosovë, Mehaj tregon se çka u diskutua në SHBA për veriun

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 09:29
Armend Mehaj

(E plotësuar 13:40) -  Pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se kjo është vizita e parë në këtë vend, ku njoftoi për takimet me autoritete të departamentit të mbrojtjes e sigurisë kombëtare.

"Meqë vet vij edhe nga diaspora, në agjendën time jam takuar edhe me shoqata dhe veprimtarë të shquar. Departamenti i mbrojtjes ka konfirmua përkrahjen për Kosovën. Mbështetje për operacione humanitare, rikonfirmim të përkrahjes deri në orientimin veri-atlantik. Nga ana ime në të gjitha takimet falënderova për mbështetjen e vazhdueshme. Ju konfirmova se si shteti më pro-amerikan, se do të mbështesim në të gjitha format siç kërkohet", ka thënë ai.

Mehaj ka shtuar se në këto takime janë dakorduar për avancime të mëtejme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

"Sot zyrtarisht shpallim konkursin e 840 ushtarëve të rinj. Ky është konkursi për pranimin më të madh të ushtarëve. Njoftoj të rinjtë dhe të rejat që dëshirojnë të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës që të bashkohen. FSK ju garanton proces fer dhe transparent", ka shtuar ai.

Mehaj në konferencë për media ka thënë se në takimet e zhvilluara është diskutuar edhe çështja e veriut.

"Kemi diskutuar për veriun, çështja e veriut i përket krejt shtetit. Ne kemi një marrëveshje që duhet të mirëmbajmë", ka thënë ai sa i përket aksionit në veri, ku theksoi se kjo i takon Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sa i përket bazës ushtarake të Amerikës në Kosovë, ai tha se "Kjo ofertë është nga ana jonë. Dhe ata do të shqyrtojnë. Ne jemi në koordinim e sipër këtu", ka shtuar ai.

Tutje ai tha se "Edhe dronët janë pjesë e FMS, në këtë aspekt janë në proces e sipër se kur do të vijnë ju njoftojmë”.

Njofton ministri Mehaj: FSK hap konkurs për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se sot është hapur konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministri Mehaj në një konferencë për media ka thënë se ky është konkursi për rekrutimin e numrit më të madh të ushtarëve, ndërsa u ka bërë të gjithë të rinjve të aplikojnë.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se sot zyrtarisht shpallim konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj të FSK-së. Konkursi për pranimin e numrit më të madh të ushtarëve të FSK-së deri më tash. I ftoj të gjithë të rinjtë e të reja nga të gjitha komunitetet, pa dallim, që të aplikojnë. Ministria e Mbrojtjes garanton proces fer e transparent. Do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve”, ka thënë sot Mehaj, në një konferencë për media.

 

Ndër të tjera, Mehaj u deklarua edhe vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Ai ka thënë se gjatë takimeve në SHBA ka marrë përkrahje të plotë, ndërsa është diskutuar për stërvitje të përbashkëta mes dy ushtrive.

***

Ka nisur konferenca e Ministrit Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës Armend Mehaj, pas një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot pritet të aterojë në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministrisë, Mehaj ka realizuar takimet në nivelet më të larta politikëbërëse dhe vendimmarrëse të SHBA-së në fushën e sigurisë, të mbrojtjes dhe diplomacisë amerikane.

Për të gjitha këto ai do të flasë në orën 12:30.

Ai do të mbajë një konferencë në Ministrinë e Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat