“Veprimtari të nëndheshme kundër drejtësisë”/ Familja e Haki Imerit ia kujton edhe këtë gjë Albulena Haxhiut për Abelard Tahirin

Aktuale

“Veprimtari të nëndheshme kundër drejtësisë”/ Familja e Haki Imerit ia kujton edhe këtë gjë Albulena Haxhiut për Abelard Tahirin

Nga: M.L. Më: 21 tetor 2021 Në ora: 14:13
Haki imeri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu iu kundërpërgjigj sot ish ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, pas kritikave të tij për Vettingun.

Haxhiu në një postim në Facebook, shkroi se Abelard Tahiri paska gjet kohë të flas për Vettingun dhe presidenten, ndërsa sipas saj është për keqardhje që i njëjti ka qenë ministër i Drejtësisë.

Lidhur me këto zhvillime ka reaguar edhe familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri.

Përfaqësuesit e faqes “Haki Imeri” ia kanë kujtuar ministres Haxhiu se se Abelard Tahiri nuk mbahet mend për asgjë të mirë.

Sipas familjes Imeri, Tahiri mbahet mend edhe për veprimtarinë e tij kundër Gjykatës Speciale sa ishte ministër i PAN-it.

Ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar me vend ndaj ish ministrit të drejtësisë (PAN-it) Abelard Tahiri të cilit ia ka rikujtuar se nuk mbahet mend si ministër i drejtësise për asgjë të mire sa ishte ministër i drejtësisë. E nderuara ministre Haxhiu këtu keni harruar të shtoni se ish ministri Abelard Tahiri mbahet mend për destruktivitetin,dhe veprimtarinë e tij të nëndheshme kundër drejtësisë , Gjykatës Speciale sa ishte ministër i drejtësisë në qeverinë e Panit - andaj hetimet ndaj tij vazhdojnë dhe si rezultat i veprimtarisë se tij kundër drjetësise , Gjykates Speciale, mund te pesoj si shefi i tij...!”, thuhet në reagimin e familjes së Haki Imerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat