​Kurti: Mund të jemi kritikë, por Evropa është kontinenti ynë kurse BE fati ynë

Aktuale

​Kurti: Mund të jemi kritikë, por Evropa është kontinenti ynë kurse BE fati ynë

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 15:20
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi sot me drejtorin e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Marko Makovec dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog, theksoi domosdoshmërinë e rritjes dhe fuqizimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Duke folur për fushën e zbatimit të rekomandimeve të BE-së, ai veçoi nisjen e një sërë reformash që ishin pjesë e rekomandimeve të Bashkimit Evropian për shumë vite, por që nuk ishin zbatuar.

"Me qeverinë tonë të re, me rezultatet e arritura në këta muaj, ne tashmë kemi hyrë në një fazë të re të reformave të cilat do të përshpejtojnë integrimin e Kosovës në BE”, tha kryeministri Kurti, dhe theksoi se në këtë rrugëtim Kosova do të ecë në partneritet me BE-në.

Njëherësh Kurti u zotua për të forcuar angazhimin, prezencën dhe bashkëpunimin në BE dhe me BE-në.

"Ndaj BE-së mund të jemi kritikë, por Evropa është kontinenti ynë kurse BE fati ynë”, tha ai.

Kurti vuri theksin në përshpejtimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe projektet për efiçiencën energjetike, rritjen e cilësisë së edukimit dhe krijimit të vendeve të punës 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat