Tha se ka koalicion me Listën serbe, Lutfi Haziri i kundërpërgjigjet Besnik Bislimit

Aktuale

Tha se ka koalicion me Listën serbe, Lutfi Haziri i kundërpërgjigjet Besnik Bislimit

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 16:11
Lutfi Haziri

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i është kundërpërgjigjur deklaratave të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me atë se Haziri në Gjilan ka koalicion me Listën Serbe. Haziri tha LDK s’ka marrëveshje as me Listën Serbe e as me asnjë parti tjetër.

Haziri e quajti spekulative deklaratën e Bislimit pasi sipas tij zëvendëskryeministri nuk e njeh realitetin politik në Gjilan.

“Komunën e Gjilanit është dalë një rezultat befasisht i mirë, në balotazh me kandidatin e Vetëvendosjes, LDK ka partner tradicional, por nuk ka as nuk ka pas koalicion me asnjë parti as me Listën Serbe e as me ndonjë parti të minoriteteve tjera. Spekulative me dalë me një qëndrim e aq më pak nga zëvendëskryeministri Bislimi që është me origjinë nga atje që të mos e njeh realitetin politik në terren”, tha Haziri.

Ai para gazetarëve pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, tha poashtu se komuniteti serb në Gjilan është i integruar dhe se të njëjtit nuk dalin për të bllokuar rrugët me kamionë e traktorë.

“Në Gjilan katër vitet e fundit nënkryetar nga komunitetet është nga komuniteti turk e jo përfaqësues i Listës Serbe. Tendenca me e rikthy rolin e Listës Serbe në Gjilan është vlerësim i rrezikshëm politik sepse komuniteti serb është komunitet i integruar në institucione dhe nuk nxjerr kamionë dhe traktor me i blloku rrugët komunale e rajonale dhe është komunitet që është integru me qetësi politike dhe i sheh punët e veta më shumë sesa punët politike”, tha Haziri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat