“E mundët djalin e Hamëz Jasharit” / Flet Krasniqi

Aktuale

“E mundët djalin e Hamëz Jasharit” / Flet Krasniqi

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 21:17
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se gara në komunën e Skenderajt ka qenë e imponuar për PDK-në. Ai thotë se partisë së tij i duhej fitorja në “bastionin” e saj në këtë kohë.

“S’ka qenë garë që e kemi dëshiruar. Është imponuar. Por ka qenë një garë që nuk kemi mundur ta shmangim pasi Skenderaj është një vend shumë i rëndësishëm për partinë tonë. Lidhet trashëgimin dhe historinë tonë. Para katër viteve nuk garuam dhe mbështetëm zoti Jasharin. Por këtë herë nuk mund të rrinim duarkryq dhe të linim një bastion tonin pa adresë. Nuk kam pasur dyshime që nuk do të fitojmë”, tha ai.

Ai po ashtu thotë se festimet në Skenderaj nuk ishin të drejtuara ndaj askujt, por që ishin për rezultatin e PDK-së.

“Shikoni këto janë interpretime qëllimkëqija. E kemi bërë të ditur që nga fillimi që nuk garojmë kundër askujt por për të ardhmen tonë. Kemi qenë në garë për PDK-në sepse ka qenë e domosdoshme për PDK që të fitojë në bastionin e saj. Shikoni, një aktivist i PDK-së i cili nuk është i kënaqur nga viti 2009 me rezultatin, ka pasur arsye të dalë të festojë i ekzaltuar.  Festa nuk duhet t’i pengojë askujt. Nuk është dashur t’i pengojë sepse nuk ishte e drejtuar ndaj askujt. Ishte festë për PDK-në”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat