Bekë Berisha në bisedime me VV-në në Istog, befason me fjalët për ta

Aktuale

Bekë Berisha në bisedime me VV-në në Istog, befason me fjalët për ta

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 23:41
Bekë Berisha

Kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Istogut, Bekë Berisha, thotë se është në bisedime me të gjitha partitë opozitare në këtë komunë. Ai thotë se ka qenë me rëndësi se cila parti shkon në balotazh me LDK-në në këtë komunë, duke nënkuptuar se ajo do të përfaqësojë ndryshimin.

Ai thotë se nuk do ta ketë problem ndarjen e pushtetit me VV-në në këtë komunë, por shton se nëse arrihet marrëveshja, atëherë i bie që VV nuk e ka dashur ndryshimin në këtë komunë.

“Si parti politike opozitare, e që ne e kemi fituar, jemi marrë vesh që nëse dikush shkon përsëri me pushtetin atëherë nuk kanë qenë fare për ndryshim në Istog. Unë nuk e kam problem ndarjen e pushtetit. Nuk dua të jem kryetar 100 vjet. Nuk është privilegj për mua. Por më shumë është barë dhe përgjegjësi e madhe”, tha ai në dPt te Fidani.

Ai thotë se ka pasur takime me VV-në dhe se përkundër mendimeve të kundërta, ka përafrim.

“Jam takuar me VV-në. Janë njerëz të Istogut. Jemi rritur bashkë. Por bëhet fjalë për fëmijët tonë. Për të ardhmen tonë. Pavarësisht problemeve dhe mendimeve të kundërta, jemi duke u përafruar se si të jetë ndryshimi. Dua të qeverisë me njerëz të rinj. Nuk e kam problem ta bëj Istogun Aleancë. Dua të punoj ta nxjerr Istogun prej asaj vorbulle. Kanë dilemat e veta. I kemi zënë pak ngusht. Kanë menduar se VV do të jetë në balotazh. Por përfshirja ime në Istog ka fituar. Tani unë jam fytyra e ndryshimit në Istog. E ndryshimi është 60%. Ka gatishmëri. Nëse dikush shkon ka pushteti i bie që nuk e ka dashur fare ndryshimin dhe ka qenë i sinqertë, janë djemë të mirë dhe duan ndryshim e zhvillim”, përfundoi ai.

Istogun e udhëheqë LDK prej fillimit të pasluftës. Kandidati i saj në këto zgjedhje është Ilir Ferati, i cili ka kandiduar pasi ish-kryetari Haki Rugova ka aktakuzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat