Reagon Arianit Koci: Lirisht mund të themi se ky është skandali më i madh i zbuluar!

Aktuale

Reagon Arianit Koci: Lirisht mund të themi se ky është skandali më i madh i zbuluar!

Nga: A.M Më: 22 tetor 2021 Në ora: 20:22
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka reaguar në lidhje me skandalin e publikuar sot, në të cilin u përfshinë agjentët e AKI-së si dëshmitar të rrejshëm.

Koci deklaroi se nëse ky lajm është i vërtet, atëherë ky del të jetë skandali më i madh I zbuluar paslufte.

“Nëse ky lajm është i vërtetë - e deri tash nuk ka reaguar askush zyrtarisht - lirisht mund të them që Vehbi Kajtazi me portalin Paparaci, e ka zbuluar skandallin më të madh në Kosovën e pasluftës.

Thjesht, si duket, nuk ka fare siguri juridike për qytetarin e Kosovës”, shkroi Koci në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Gjyqësinë, sigurinë dhe inteligjencën e kam fah. Kam shumë informacione. Prandaj, nëse ky lajm është i vërtetë - e deri tash nuk ka reaguar askush zyrtarisht - lirisht mund të them që Vehbi Kajtazi me portalin Paparaci, e ka zbuluar skandallin më të madh në Kosovën e pasluftës.

Thjesht, si duket, nuk ka fare siguri juridike për qytetarin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat