Deliu-Kodra: Gara në Skënderaj nuk ishte assesi me familjen Jashari

Aktuale

Deliu-Kodra: Gara në Skënderaj nuk ishte assesi me familjen Jashari

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 23:42
Blerta Deliu-Kodra

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra pas fitores së kandidatit për kryetar të Komunës së Skënderajt, Fadil Nura, tha se kjo betejë asnjëherë nuk duhet të shihet mes familjeve.

“Nuk dua assesi që kjo betejë të shihet mes familjeve, ka pasur tendenca kohëve të fundit që të ketë thirrje për përçarje të Drenicës. PDK ka pasur nevojë për rikonfirmim të adresës së saj politike”, tha Deliu-Kodra në Argument Plus.

Tutje, e njëjta tha se gara në Skënderaj ka qenë mes kandidatit nga PDK për kryetar të kësaj komune, Fadil Nurës dhe në mes të kandidatit të pavarur, Bekim Jasharit e asnjëherë garë me familjen Jashari.

“Gara në Skënderaj ka qenë në mes kandidatit tonë, Fadil Nurës dhe kandidatit të pavarur, Bekim Jasharit, assesi garë me familjen Jashari. Ne kemi respekt të pakontestuar ndaj një familje e cila ka dhënë shumë për vendin. Ndryshimet që janë bërë atje janë ndryshime të vullnetit të qytetarëve”, shtoi deputetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat