Calmy-Rey: Zvicra ishte vendi i parë që diskutoi pavarësinë e Kosovës në KS të OKB-së dhe intervenoi në GJND përkundër presioneve serbe dhe ruse

Aktuale

Calmy-Rey: Zvicra ishte vendi i parë që diskutoi pavarësinë e Kosovës në KS të OKB-së dhe intervenoi në GJND përkundër presioneve serbe dhe ruse

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 11:30
Nefail Maliqi dhe Calmy-Rey

“Vetëvendosja e popujve mund të ketë përparësi mbi integritetin territorial kur popullatat janë në rrezik të shfarosen. Dhe kjo u konsiderua si rasti i Kosovës. Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Pra, Zvicra nuk ka vepruar kundër qëndrimit të saj të neutralitetit duke mbajtur anën në rastin e Kosovës për shkak të rrezikut të shfarosjes. Ajo që është interesante është se Presidenti Putin përdori të njëjtat argumente gjatë aneksimit të Krimesë. Megjithatë, duhet të dini se në Krime nuk kishte popullsi të kërcënuar me gjenocid!.. ” ka deklaruar ish-shefja e diplomace Helvetike dhe Presidente e Konfederata Zvicerane znj.Micheline Calmy-Rey për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Libri i posabotuar i ish-diplomates zivcerane «Pour une neutralité active. De la Suisse à l’Europe » (“Për një neutralitet aktiv. Nga Zvicra në Evropë ”) ishte shkas për të zhvilluar një bisedë për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch me autoren znj.Micheline Calmy-Rey e cila në Zvicër shpesh quhet si “avokate” e shqiptarëve në Kosovë dhe në Ballkan.

Neutraliteti, roli i Zvicrës gjate dhe pas luftës deri tek pavarësia e Kosovës, angazhimi i Qeverisë zvicerane nga aspekti humanitar, ai diplomatik, ushtarak, situata aktuale në Kosovë me qeverinë e re të Albin Kurtit si dhe për veriun e Kosovës dhe Luginën e Preshevës…ishin disa pika që prekëm në bisede me znj.Micheline Calmy-Rey.

Pyetjes rreth neutralitetit, se sa po i përbëet këtij koncepit Zvicra znj. Micheline Calmy-Rey ofron një interpretim bashkëkohor mbi neutralitetin akti, i investuar me misionin e promovimit të paqes, larg mitit të tërheqjes.

“Një shumicë e madhe e zviceranëve e shohin veten në neutralitetin e vendit të tyre, është një shënues identiteti. Megjithatë, ligji i neutralitetit apo politika e neutralitetit nuk do të thotë mosangazhim apo izolacionizëm. Kjo nuk do të thotë të rrimë duarkryq përballë krimeve, masakrave, siç është ajo që ndodhi në Kosovë. Sot mund të japim një konotacion më pozitiv të neutralitetit, të paanshëm. Ai nuk përbëhet nga një indiferencë e supozuar, por në të vërtetë është një vendimmarrje. Ky neutralitet aktiv, përmes një politike të përkushtuar, synon parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, pa marrë pjesë në konfliktet dhe luftërat e të tjerëve…” ka fillimisht znj.Calmy-Rey due folur për Zvicrën si je vend neutral që ia kanë zili vendet tjera e cila përmendi se në shekullin16 Zvicra ishte një superfunqi ushtarke në Evropë, të cilën gjë ia kishte thëne në sy edhe Francës.

Image
Calmy-Rey dhe Ibrahim Rugova

Përkunder presioneve serbe dhe ruse, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë mori parasysh dhe respektoi kërkesën e Zvicrës që pavarësia e Kosovës të mos kontestohet, e cila u shpall si një akt legal!

Pyetjes ne vijim në kuadrin e modelit zviceran për vendet e huaja, se cili është vendi i Kosovës në librin e saj të fundit dhe çfarë mendon për situatën aktuale në Kosovë? Zonja Calmy-Rey për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch ështe përgjigjur se “rasti i Kosovës është shumë interesant. Ne vertetë jemi një shtet neutral, por kjo nuk do të thotë që të jemi edhe indeferent përballë diskriminimit apo je terrorit që i bëhet një vendi, nje populli siq ishte rasi i Kosovës me Serbinë. Dhe neutraliteti ynë nuk na ka mësuar të qëndrojmë duarkryq përballë këtyre krimeve, masakrave, gjeocidit apo spastrimeve entike, siç ndodhen në Kosovë dhe Ballkan në shekullin e njëzetë..?!”

Lidhur me Kosovën e pas luftes dhe shpalljes se pavarësisë së Kosovës ish-diplomatja zviceranme në vazhdim ka deklaruar se “Zvicra ishte vendi i parë që diskutoi pavarësinë e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Qëndrimi ynë është ndjekur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, por edhe nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Në atë kohë thuhej se Kosova duhej të respektonte standardet e të drejtave të njeriut përpara se të flitej për statusin e saj. Megjithatë, Zvicra doli përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke thënë përkundrazi se ishte e nevojshme që fillimisht të flitej për statusin e saj dhe se më pas mund të kishim njerëz në krye të vendit që do t’i përgjigjeshin shkeljeve të mundshme në aspektin e qeverisjes dhe të drejtave të njeriut. Qëndrimi ynë është ndjekur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, por nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Pikërisht atëherë Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj, cka Zvicra ishte nder vendet e para qe e njohu, për cka me u bë zhurme”.

“Disa thanë në atë kohë se kjo ishte një shkelje e neutralitetit nga ana e Zvicrës dhe se ajo kishte mbajtur qëndrim ndërkombëtar në favor të Kosovës. Kjo u pasua nga një ankesë e Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të sfiduar pavarësinë e Kosovës. Më pas, Zvicra iu përgjigj të njëjtës Gjykatë, e cila njohu interpretimin e Zvicrës. Kjo do të thotë se në të drejtën ndërkombëtare ekzistojnë dy parime kontradiktore: integriteti territorial i një vendi dhe vetëvendosja e popujve. Vetëvendosja e popujve mund të ketë përparësi mbi integritetin territorial kur popullatat janë në rrezik të shfarosen. Dhe kjo u konsiderua si rasti i Kosovës. Pra, shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Pra, në këtë kuptim Zvicra nuk ka vepruar kundër qëndrimit të saj të neutralitetit duke mbajtur anën në rastin e Kosovës për shkak të rrezikut të shfarosjes. Ajo që është interesante është se Presidenti Putin përdori të njëjtat argumente gjatë aneksimit të Krimesë. Megjithatë, duhet të dini se në Krime nuk kishte popullsi të kërcënuar me gjenocid!.. ”

Sa i përket situates aktuale në Kosovë me qeverinë e re ish-presidentja zvicerane znj.Micheline Calmy-Rey ka përshendetur angazhimin e qeverisë së Kosovës në luftën kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar dhe hapjen e vendeve të reja të punës, për t’ju krijuar perspektive dhe dhe të ardhme të sigurtë të rinjve, pasi do të frenohej edhe eksodi.

Për zhvillimin dhe ndërtimin e vendit ajo ka ftuar disporën shqipatare, në veçanti ate në Zvicër të bëjnë më shumë për vendin e tyre, t’i koontribuojnë proceseve demokartike dhe zhvillimeve ekonomike në rajon.

Duke folur për krizen në veri të Kosovës, prof. Calmy-Rey ka pohuar në vazhdim se “Aktualisht situata në veri të Kosovës është e vështirë. Ka komuna kryesisht serbe të cilat janë të lidhura ngushtë me Serbinë fqinjë dhe të cilat sfidojnë autoritetin e Kosovës. Pra, ju keni dy sisteme gjyqësore, dy sisteme të sigurimeve shoqërore që bashkëjetojnë, njëri i financuar nga Serbia, tjetri që lufton për t’u imponuar. Prandaj ka tensione të përhershme në veri të Kosovës, ashtu sikur në Serbinë jugore gjetkë, pra në Luginën e Preshevës, në kufi me Kosovën, te banuar me shumice shqiptare. Në këtë fazë, Bashkimi Evropian mund të luajë një rol pasi Serbia është një kandidate për t’u anëtarësuar në BE. Më duket shumë për të ardhur keq që ne nuk mund të bëjmë që një mjedis ku ka disa gjuhë, fe, kultura të ndryshme të bashkëjetojnë në të njëjtin vend. Prandaj une dhe vendi im mbeshtet vazhdimin e dialagut te Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.”

“Mendoj se zgjidhja më e mirë mes veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës është respektimi i reciprocitetit, pra çfarë të drejta do kenë serbët e Kosovës, po ato të drejta apo status t’i gezojnë edhe shqiptarët entik në Luginën e Preshevës”, ka thënë në fund znj.Calmy-Rey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat