Përparim Rama reagon për sulmin fizik ndaj gruas në qendër tregtare: Dhuna është e patolerueshme!

Aktuale

Përparim Rama reagon për sulmin fizik ndaj gruas në qendër tregtare: Dhuna është e patolerueshme!

Nga: M.L. Më: 26 tetor 2021 Në ora: 16:09
Përparim Rama

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama e ka përgëzuar Policinë e Kosovës, për ndërhyrjen e menjëhershme në rastin e sulmit fizik të një burri ndaj një gruaje në një qendër tregtare në Prishtinë.

Rama ka thënë se rasti i djeshëm ishte mjaft shqetësues duke theksuar se këto raste janë të shpeshta.

Ai u shprehu urimin që institucionet të mbrojnë secilin qytetar nga dhuna.

“Dhuna është e patolerueshme!

Dje, fatkeqësisht ishim sërish dëshmitarë të pamjeve të tmerrshme të dhunës ndaj gruas, të cilat na kanë shqetësuar të gjithëve. Jo të pakta janë rastet e këtij fenomeni në shoqërinë tonë. Ka shumë gra që përjetojnë çdo ditë një nga format e dhunës dhe abuzimit. Kjo nuk duhet të kalojë aq lehtë. Dhuna, në të gjitha format e saj duhet të dënohet maksimalisht. E përgëzoj Policinë e Kosovës për ndërhyrjen e menjëhershme në rastin e djeshëm. Uroj që institucionet tona të bëjnë gjithçka që ta mbrojnë secilin qytetar nga dhuna”, shkroi Rama në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat