Reagon Daut Haradinaj pasi gazetari Halil Berisha dha dëshmi në Gjykatë Speciale

Aktuale

Reagon Daut Haradinaj pasi gazetari Halil Berisha dha dëshmi në Gjykatë Speciale

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 16:51
Daut Haradinaj

Pas reagimeve të shumta ndaj urdhrit të Gjykatës Speciale për të marr si dëshmitar të Dhomave të Specializuara pa vullnetin e tij, gazetarin Halil Berisha, ka reaguar edhe Daut Haradinaj.

Ai ka thënë se dëshmia është urdhër nga gjykata dhe si e tillë është obligative.

“Dëshmia është urdhër i gjykatës dhe është obligative, prandaj nuk duhet paragjykuar ashtu”, ka thënë ai.

Analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar se opinioni duhet ta kuptoj që gazetari Halil Berisha nuk është në Hagë në cilësinë e dëshmitarit por se ai ka qenë i obliguar.

“Është e rëndësishme që opinioni me e kuptu që ish-gazetari i Infokus-it, Halili nuk është në Hagë në cilësinë e dëshmitarit kundër të krerëve të organizatës së OVL-UÇK, por është shumë e rëndësishme me e qartësu, ai nuk po dëshmon kundër tyre, ai nuk po dëshmon kundër kërkujt, por ai është i obliguar, ka qenë i obliguar duke u bazuar në procedurat përkatëse të gjykatës të dëshmojë atje për punën e tij si gazetar në raport me dokumentet që OVL-UÇK i ka bërë publik”, ka thënë Mushkolaj.

Halil Berisha është duke dëshmuar në Gjykatën Speciale për dy ditë me radhë.

Gazetari Halil Berisha, nuk është duke dëshmuar për luftën, UÇK-në, apo kundër krerëve të OVL-UÇK-së, por thjeshtë si gazetar që mori pjesë në konferencën për media të organizuar nga OVL-UÇK-ja, ku u bënë publike dosjet e Gjykatës Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat