Konfirmohet: Kryeministri Albin Kurti u kërcënua, largohen forcat e sigurisë para shtëpisë së tij

Aktuale

Konfirmohet: Kryeministri Albin Kurti u kërcënua, largohen forcat e sigurisë para shtëpisë së tij

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 20:49
Forca të shtuara të Policisë janë parë te shtëpia e kryeministrit Kurti

(E plotësuar 23:41) - Kryeministri Kurti u  informua nga AKI për kërcënimin

Informata për kërcënim ndaj kryeministrit Kurti, ka ardhur nga Agjencia Kosovare e Intelegjencës (AKI).

AKI kishte informuar stafin e kryeministrit Kurti dhe institucionet tjera të sigurisë që të shtohet mbrojtja fizike për kryeministrin, pasi që jeta e tij mund të jetë në rrezik.

Kjo informatë zyrtare e AKI-së, ka shtyrë që të shtohen masat e sigurisë tek shtëpia ku banon kryeministri, Albin Kurti.

Shumë forca të Njësisë Speciale, u panë mbrëmjen e së mërkurës, tek shtëpia e kryeministrit.

Me të marrë informatën nga AKI, Policia e Kosovës ka nisur forca drejt shtëpisë së Kurtit.

Ende nuk dihen detajet e këtij alarmi nga institucioni më i lartë i intelegjencës.

Ndërsa, në media u raportua se alarmi i institucioneve të sigurisë për shtim të trupave në mbrojtje të Kurtit, ka ardhur pas një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku një person në një grup publikoi një shkrim, në të cilin thuhej se: është në gjendje t’i jap 35 mijë euro për këdo që e vret kryeministrin Kurti

****

Forcat e shtuara të sigurisë së Kosovës janë larguar nga vendi i ngjarjes, ku po qëndronin para shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Aty qëndruan për rreth dy orë dhe më pas u larguan.

Kryeministri Albin Kurti është kthyer në shtëpinë e tij pas raportimit se është kërcënuar, ndërsa raportohet se forcat e sigurisë janë larguar.

Para shtëpisë së tij po qëndrojnë vetëm dy policë.

Ende nuk dihet se në çfarë forme është kërcënuar kryeministri Kurti. Nga zyra e tij kanë konfirmuar vetëm se Kurti është kërcënuar dhe si masë e kujdesit të shtuar, ishte rritur edhe niveli i tij i sigurisë.

***

Policia e Kosovës ka përforcuar sigurinë e Kryeministrit Albin Kurti në banesë pas një kërcënimi të marrë në rrjetet sociale.

Sipas mediave në Kosovë, vendimi i shtimit të masave të sigurisë është marrë pasi në person me identitet të rremë ka “premtuar një shumë parash për vrasjen e Albin Kurtit”.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.

Kurti kthehet në shtëpinë e tij pas kërcënimit

Kryeministri Albin Kurti është kthyer në shtëpinë e tij pas raportimit se është kërcënuar.

Shtëpia e Kurtit po mbrohet nga forca të shtuara të sigurisë.

Image
Albin Kurti

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar, andaj është rritur edhe niveli i sigurisë ndaj tij.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë".

"Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre.

Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha ai në një përgjigje.

Image

Mediaka kërkuar një përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, por që kanë thënë se nuk mund të japin sqarime.

Ndërkohë që nuk dihet se nga kush dhe si është kërcënuar kryeministri Kurti, por që forca të shtuara të Policisë janë parë te shtëpia e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat