“Premtoi shumë parash për vrasjen e tij?”/ Zbulohet nga erdhi kërcënimi me jetë për Albin Kurtin

Aktuale

“Premtoi shumë parash për vrasjen e tij?”/ Zbulohet nga erdhi kërcënimi me jetë për Albin Kurtin

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 21:53
Albin Kurti

Policia e Kosovës ka përforcuar sigurinë e Kryeministrit Albin Kurti në banesë pas një kërcënimi të marrë në rrjetet sociale.

Sipas mediave në Kosovë, vendimi i shtimit të masave të sigurisë është marrë pasi në person me identitet të rremë ka “premtuar një shumë parash për vrasjen e Albin Kurtit”.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.

Ai shtoi se “Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre”.

“Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat