Murati komenton vendimin e Qeverisë që të largohet kushtëzimi i tatimit në pronë për regjistrimin e veturave

Aktuale

Murati komenton vendimin e Qeverisë që të largohet kushtëzimi i tatimit në pronë për regjistrimin e veturave

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 00:20
Herkuan Murati

Projekt-rregullorja mbi pezullimin e shërbimeve komunale për mbledhjen e detyrimeve të papaguara të tatimit në pronë sipas të cilës qytetarët s’do të kenë më nevojë të nxjerrin vërtetim për pagesën e tatimin në pronë kur regjistrojnë veturën, po vlerësohet si vendim i duhur dhe i drejtë që ka marrë Qeveria Kurti.

Kështu ka thënë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Herkuan Murati, i cili po e konsideron si implikim pozitiv.

“Implikimi pozitiv i këtij vendimi është që qytetarët nuk do të kenë nevojë që të shkojnë me e nxjerr vërtetimin që e kanë paguar tatimin në pronë në zyrat e komunës vetëm për ta regjistruar veturën. (…) Këtë tani mund ta bëjnë pa pritë në radhë, pa shku në komunë dhe pa u detyruar për ta paguar tatimin,” – ka thënë ai.

I pyetur nëse kjo mund t’i shkaktojë telashe komunave për t’i mbledhur tatimet, Murati tha se nuk presin të ndodhë diçka e tillë.

“Nuk presim që komunat të kenë telashe. Vetëm duhen komunat që të jenë vigjilente, t’i mbledhin tatimet në kohë që mos lihen borxhet të zmadhohen, se në momentin që lirohet hapësira për të mos e paguar tatimin, është vështirë me u rikthye në piken zero,” – tha tutje ai gjersa shtoi se këtë vit kanë shënuar performancën më të mirë të mbledhjes së pagesave së tatimit në pronë pasi tashmë ende pa përfunduar viti, thotë të kenë kaluar shifrën prej 30-milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat