Kryeministri Kurti deklarohet për herë të parë pas kërcënimit - tregon nëse ndihet i rrezikuar

Aktuale

Kryeministri Kurti deklarohet për herë të parë pas kërcënimit - tregon nëse ndihet i rrezikuar

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 08:56
Kryeministri Albin Kurti

(E plotësuar) - Kryeministri Albin Kurti thuhet se ka pranuar një kërcënim dhe si masë e kujdesit forca të sigurisë janë shtuar pranë shtëpisë së tij që nga dita e djeshme.

Lidhur me këtë çështje, Kurti ka folur sot në një konferencë për media.

Ai tha se nuk ndihet i rrezikuar por se organet e rendit kanë marrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë çështje.

“Së pari unë nuk ndjehem i rrezikuar por janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Përndryshe unë as dje dhe as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, ka thënë ai.

Ndërkohë mbrëmë ngazyra e tij kanë konfirmuar vetëm se Kurti është kërcënuar dhe si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.

***

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka prezantuar masat për mbështjen e prodhuesve vendor, që hyjnë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Ai tha se njëra ndër masat edhe mbështetja e prodhuesve vendor me subvencionim të kredive deri në 20% të shumës totale të kredisë.

“Mbështejtjen e prodhuesve vendor me subvencionim të kredive deri në 20% të shumës totale të kredisë. Maksimumi i lejuar për subvencionim është 400 mijë euro që nënkupton se të gjitha kreditë deri në 2 milionë euro për bizneset prodhuese që duan t’i shtojnë kapacitetet do të mbështeten me 20 përqind, Kredia mund të jetë edhe më e lartë, financimi edhe më i lartë, mirëpo tavani i financimit është aty, pra 400 mijë deri në 2 milionë euro investim në rritje të kapaciteteve”, tha Murati.

****

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë sot se ekonomia e Kosovës nuk ka përjetuar asnjëherë rritje sikurse në këtë vit. Pavarësisht, se vendi po ballafaqohet me rritje të çmimeve të shumë produkteve, Kurti tha se në Kosovë është rritur eksporti, aktiviteti ekonomik dhe të hyrat buxhetore.

Këtë deklaratë Kurti e bëri në një konferencë për media me Ministrin e Financave, Hekuran Murati, e që në foks ka prodhimtarinë vendore.

“Ekonomia e vendit tonë asnjëherë nuk ka përjetuar një rritje sikurse në këtë vit, rreth 10% dhe këtë duhet ta ndjekim me një rritje të prodhimtarisë dhe eksportit. Aktiviteti ekonomik është shtuar për afër 30%, eksportet janë rritur mbi 60% e poashtu janë rritur të hyrat buxhetore për 34%. Rritja dhe zhvillimi i prodhimtarisë është motori kryesore për zhvillimin ekonomik të një vendi”, ka thënë Kurti.Për sa i përket rritjes së çmimeve të shumë produkteve në vend, Kurti tha se është pasojë ekonomike e pandemisë.

“Pasojat ekonomike të pandemisë që po përcillen edhe me luhatje të çmimeve vë në pah dy faktorë. Si pasojë e shkëputjes së zinxhirëve të furnizimit shumë vende të Evropës po shohin vendit që i kanë më afër si eksportues potencial si dhe theksohet nevoja për shtim të prodhimit vendor. Pandemia na dëshmoi që prodhimi vendor ka rol kyç në ekonomi”, ka thënë më tutje ai. 

***

Ka nisur konferenca e Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati.

Kryeministri Kurti mban sot konferencë për media

Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, do të mbajnë sot konferencë për media.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

ZKM-ja ka bërë me dije se në këtë konferencë, Kurti dhe Murati do të flasin për operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive – dhe masës 2.4 – Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

“Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive – dhe masës 2.4 – Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë (Salla P38)

KOHA: 10:00”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat