​Përfundon seanca në Hagë, gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt vazhdon më 4 nëntor

Aktuale

​Përfundon seanca në Hagë, gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt vazhdon më 4 nëntor

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 10:38
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

(E plotësuar 16:24) -Ka përfunduar për këtë javë gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ku është dëgjuar dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS). Gjyqi do të vazhdojë më 4 nëntor me pyetjet e avokatëve mbrojtës.

Pas pyetjeve të prokurorisë, dëshmitari Miro Jukiq, i cili është udhëheqës i ekipit për siguri dhe trajtim të dëshmitarëve pranë ZPS-së, u është përgjigjur pyetjeve të trupit gjykues.

Ai ka thënë se pasi kanë rrjedhur në publik dosjet e ZPS-së, shumë prej dëshmitarëve janë shprehur të shqetësuar dhe disa prej tyre ishin kërcënuar.

Ai nuk ka treguar sa prej tyre kishin marrë kërcënim të drejtpërdrejt.

Jukiq: Më pak se 100 dëshmitarë kishin marrë kërcënime pas rrjedhjes së dokumenteve

“Shumë pak kishin marrë kërcënim të drejtpërdrejtë, jo shumë, më pak se 100”, ka thënë dëshmitari i ZPS-së.

Ai ka thënë se ZPS i ka zhvendosur nga Kosova dy persona, për shkak se kanë qenë të frikësuar.

Jukiq: Pas rrjedhjes së dokumenteve ZPS i ka larguar nga Kosova dy persona

“Më shumë se një, dy persona janë zhvendosur...Deri ndaj 30 personave u morën masa sigurie”, është përgjigjur dëshmitari Jukiq.

Gjatë dëshmisë së tij, Jukiq ka thënë se një prej dëshmitarëve e kishte telefonuar dhe i kishte thënë se e ka kuptuar nga miqtë e tij se emri i tij përmendej në dokumentet konfidenciale dhe menjëherë ka ndërmarrë masa për të rritur sigurinë e tij dhe të fëmijëve.

Dëshmitari është pyetur nga gjykatësi nëse ka ndonjë arsye për të besuar nëse ndonjë anëtar i ZPS-së është i përfshirë në dorëzimi ne dokumenteve në OVL-UÇK, por ai e ka mohuar një gjë të tillë.

Në kohën e rrjedhjes së dokumenteve Miro Jukiq ka qenë punonjës i sigurisë së dëshmitarëve në ZPS dhe gjatë dëshmisë së tij ka thënë se ka kontaktuar me rreth 30 dëshmitarë.

Sipas tij, dëshmitarët me të cilët ka biseduar kanë qenë të frikësuar si shkak i publikimit të dokumenteve.

Kroati Miro Jukiq është dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Para tij, në gjykimin ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK, ka dëshmuar koordinatorja e hetimeve në ZPS dhe një ish-gazetar nga Kosova.

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.

Seanca ndaj Gucatit e Haradinajt, Jukiq: ZPS i ka zhvendosur disa dëshmitarë nga Kosova

Kroati Miro Jukiq është dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Në kohën e rrjedhjes së dokumenteve ai ka qenë punonjës i sigurisë së dëshmitarëve në ZPS dhe gjatë dëshmisë së tij ka thënë se ka kontaktuar me rreth 30 dëshmitarë. Sipas tij, dëshmitarët kanë qenë të frikësuar si shkak i publikimit të dokumenteve andaj disa prej tyre i kanë zhvendosur nga Kosova.

Disa prej deklaratave të dëshmitarit, prokurori ka kërkuar të pranohen si prova materiale.

Derisa i është përgjigjur prokurorit, Jukiq ka konfirmuar se ka qenë punonjës i sigurisë së dëshmitarëve në ZPS deri në prill të vitit 2021, e prej kësaj periudhë është udhëheqës i ekipit për siguri dhe trajtim të dëshmitarëve pranë ZPS-së.

Jukiq i kishte dhënë deklaratë ZPS-së në tetor të vitit 2020, për të cilën ka thënë se lidhet me kontaktet e dëshmitarëve pasi rrjedhën dosjet e ZPS-së.

Jukiq: Pas rrjedhjes së dokumenteve kemi telefonuar disa dëshmitarë

“Pas rrjedhjes së informacioneve dhe dokumenteve, kemi marrë disa telefonata nga dëshmitarë që shfaqen shqetësimet e tyre që ishin të frikësuar në lidhje me faktin që emrat e tyre ishin bërë të njohur në mediat në Kosovë dhe rajon. Ne morëm vendim që t’i thërrasim në telefon dhe t’i informojmë që emrat e tyre kishin rrjedhur, ishin në dokumentet publike dhe gjitha njohuritë e mija të përprisha në deklaratë kanë të bëjnë me kontaktet që kam pasur me ata njerëz”, ka thënë dëshmitari i ZPS-së.

Jukiq ka thënë se ka pasur dëshmitarë që i kanë kontaktuar vet zyrtarët e ZPS-së, ndërsa ka shtuar se ai ka biseduar me rreth 30 dëshmitarë ndërsa në tërësi stafi ka biseduar me 200 dëshmitarë.

Kontaktet e dëshmitarëve, Jukiq ka thënë se i kanë marrë nga burimet publike në Kosovë dhe nga vet dëshmitarët me të cilët ka shtuar se më disa raste edhe janë takuar fizikisht.

Bisedat, Jukiq ka thënë se i kanë përpiluar në nota zyrtare.

Jukiq: Dëshmitarët ishin shumë të frikësuar pas rrjedhjes së dokumenteve

“Të gjithë personat ishin shumë të shqetësuar, disa fillonin të bërtisnin në telefon, disa na thonin që mos t’i kontaktonim më, dhe reagimi i tyre kryesisht nuk ishte i mirë…Të gjithë personat që më kontaktuan mua ishin të shqetësuar dhe të tronditur. Të gjithë personat që na kontaktuan ne ishin të trembur por disa nga ata që ne i kontaktuam më vonë gjatë ushtrimit tonë thanë që nuk duan të ia dinë dhe nuk kanë frikë”, ka thënë

Sipas dëshmitarit të ZPS-së “një prej dëshmitarëve pasi kishte mësuar për publikimin e informacionit konfidencial kishte ikur nga Kosova”.

Ai ka thënë se disa prej dëshmitarëve i kanë larguar nga Kosova, sipas tij, për shkak të frikësimit të tyre.

Jukiq: ZPS i ka zhvendosur disa dëshmitarë nga Kosova

“ZPS ndërmori shumë hapa, shamë masa në bazë të kësaj gjëje. Disave prej tyre u dhamë numra të rinj të telefonit dhe pajisje telefonike për komunikim të sigurt me ne. Përgatitem për shumë prej tyre plane për menaxhimin e riskut, gjithashtu i zhvendosëm disa prej tyre nga Kosova, ka thënë Jukiq.

Për të marrë vendimin për zhvendosjen e tyre, Jukiq ka thënë se kanë marrë parasysh kërcënimin dhe deklaratat e dëshmitarëve.

Jukiq ka thënë se ka punuar në fushën e mbrojtjes së dëshmitarëve në Kroaci e Bosnje dhe gjashtë vjet në Tibunalin për ish-Jugosllavi, oficer për mbështetjen e dëshmitarëve dhe viktimave.

Paraprakisht, në gjykimin ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK, ka dëshmuar koordinatorja e hetimeve në ZPS dhe një ish-gazetar kosovar.

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.

Dëshmia e hetueses Pumper/ Avokatët mbrojtës dalin me një kërkesë

Pas përfundimit të dëgjimit të dëshmitares së parë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, trupi gjykues ka dëgjuar parashtrimet e palëve lidhur me pranimin ose jo të deklaratave të dëshmitares si prova materiale.

Nga prokuroria është bërë përmbledhja e deklaratave të dëshmitares Zdenka Pumper, ndërsa mbrojtja ka deklaruar se dëshmia e hetueses së ZPS-së nuk duhet pranuar meqë sipas tij, vlera prodhuese është më e vogël se efekti dëmtues.

Në seancën gjyqësore ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt në Dhomat e Specializuara në Hagë, prokurorja Valeria Bolici ka ritheksuar kërkesën e ZPS-së për pranimin e disa deklaratave të dëshmitares Pumper si prova materiale.

Duke përmendur deklaratat e hetueses Pumper, prokurorja ka thënë se klasifikimi i tyre është konfidencial meqë përbëjnë referenca konkrete në lidhje me përmbajtjen e materialeve konfidenciale.

Bolici: Dokumentet duhet të mbetën konfidenciale

“Prova P00102 është e rëndësishme për arsyet që i përmendi dëshmitari 4841 në deklaratën e saj P89MFI, kjo është një korrespodencë që e ka marrë ZPS që përfshinë edhe fotografi të faqeve nga dokumentet nga paketat 1 dhe 4 të marra nga ZPS nga një shtëpi e mediave. Si i tillë dokumenti i mbështet faktin e shpërndarjes së informacionit konfidencial nga ana e të akuzuarave më datën 7 shtator brenda konferencës së shtypit. Dokumenti P001 dhe nota zyrtare e ZPS-së që flet për origjinën e korrespodencën konfirmojnë autenticitetin e kësaj. Autenticiteti i P00102 është trajtuar edhe nga dëshmitari 4841 gjatë dëshmisë, ZPS parashtron se këto dokumente duhet të mbeten konfidenciale meqë përmbajnë konferenca ndaj identitetit ë palëve të treta dhe mund për këtë arsye të ndikojnë në të drejtën e privatësisë si dhe të zbulojnë identitetin e pjesëtarëve të ZPS-së”, ka thënë prokurorja Bolici.

Ajo ka thënë se të gjitha faqet e nxjerra nga paketa 2, autenticiteti i tyre është vërtetuar nga dëshmitarja e që janë dokumente të marra nga OVL-UÇK më 17 shtator 2020 dhe sipas saj përbëjnë prova materiale.

Ndërsa gjykatësi Fergal. M. Gejnor ka thënë se gjyqi është publik andaj provat materiale të pranuara duhet të jenë të qasshme nga publiku.

Gejnori: Gjyqi është publik dhe provat materiale të pranuara duhet të jenë të qasshme nga publiku

“Gjyqi është gjyq publik, të akuzuarit kanë të drejtë të kenë një gjyq publik dhe një aspekt i gjyqit publik është që të gjitha provat materiale të pranuara të jenë të qasshme nga publiku, të disponueshme për publikun. Prandaj lidhur me redaktimet që propozoni dua të ju kujtoj që këto redaktime t’i mbani absolutisht në minimum”, ka thënë gjyqtari.

E pas përmbledhjes së deklaratave të dëshmitares Pumper, avokatët mbrojtës së Gucatit dhe Haradinajt kanë bërë parashtrimet e tyre.

Avokati i Gucatit, Jonathan Elystan Rees ka thënë se dëshmia e koordinatores së hetimeve në ZPS, Zdenka Pumper nuk duhet të pranohet.

Rees: Dëshmia e hetueses Pumper duhet përjashtuar

Tërësia e dëshmisë së zonjës Pumper, qoftë me gojë, qoftë me dokumente duhet përjashtuar, nuk duhet të pranohet sipas rregullës 138 nënrregullës 1. Rregulla 13(1) parashikon se dëshmia nuk duhet të pranohet nëse vlera prodhuese është më e vogël sesa efekti dëmtues, unë do të mbështetëm në rregullën 138 në lidhje me dokumentet, në fakt baza për provueshmëri nuk është vërtetuar. Në lidhje me parashtrimin e parë zonja Pumper u thirr në emër të ZPS-së dhe dëshmoi për të përmbledhur në fakt 4 siç i quan ajo paketat 1,2,3,4, shumica e të cilave nuk janë provuar si dokumente prova materiale, trupi gjykues nuk ka qasje në to për të bërë vlerësimet e tyre, as mbrojtja gjithashtu nuk është në gjendje t’i kontrollojë pohimet e saj lidhur me përmbajtjen e këtyre dokumenteve”, ka thënë avokati Rees.

Sipas tij, me veprimin e përmbledhjes së dokumenteve, dëshmitarja Pumper ka dhënë një opinion për përmbajtjen e tyre.

Mbrojtja ka thënë se në këto rrethana, dëshmitarja nuk mund të nxjerrë konkluzione për dokumentet.

Rees: Kundërshtojmë deklarata dhe notat zyrtare të dëshmitares

“Parashtrojmë se kur përgatitet një përmbledhje e një dokumenti të tillë nga një palë, e cila do ta përdorë, kjo nuk duhet quajtur i besueshëm kur materiali nuk është provë materiale përpara trupit gjykues, i cili mund të marrë mendim, që trupi gjykues të mbështetet me një përmbledhje të tillë dhe të nxjerrë vlerësimin e saj perceptimi i publikut do të ishte se një vendim i tillë është i pasigurt dhe këto janë fjalët e trupit gjykues të apelit në rastin e Milosheviqit, referenca gjendet në poshtëshënimin 7, parashtrimi 007, dhe ne mendojmë që kjo është situata ku gjykata e gjen vetën duke pasur dëshmi të tilla si ajo e zonjës Pumper, nuk është një vlerësim i pavarur”, ka thënë avokati Rees.

Parashtrimin e avokatit Rees e ka mbështetur në tërësi mbrojtja e Nasim Haradinajt, Toby Cadman,

Seanca gjyqësore ndaj Gucatit e Haradinaj do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit të radhës.

Pas koordinatores së hetimeve në ZPS, dëshmitares së parë Zdenka Pumper, për dy ditë ka dëshmuar Halil Berisha, ish-gazetar dhe redaktor në Gazetën Infokus, ndërsa sot vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të tretë.

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.

Seanca ndaj Gucatit e Haradinajt, dëgjohet dëshmitari i tretë

Nis seanca e gjykimit kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Edhe gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojnë gjykimi kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, të cilët po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Gjatë ditës së sotme pritet të nis dëshminë e tij dëshmitari i tretë në këtë rast.

Deri tash në këtë rast kanë dëshmuar hetuesja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Zdenka Pumper, dhe gazetari kosovar, Halil Berisha.

Ndryshe, Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat