Salihu mirëpret takimin Kurti-Biserko, kjo është thirrja e tij për institucionet e Kosovës

Aktuale

Salihu mirëpret takimin Kurti-Biserko, kjo është thirrja e tij për institucionet e Kosovës

Nga: M.L. Më: 28 tetor 2021 Në ora: 10:41
Muharrem Salihu

Aktivisti politik nga Medvegja Muharrem Salihu e ka përshëndetur takimin që kryeministri Albin Kurti e pati dy ditë më parë me me presidenten e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

Salihu përmes një postimi në Facebook tha se me rastin e këtij takimi institucionet e Kosovës, kanë pasur rastin të dëgjojnë me zë, pas raportit me shkrim, përfundimet dramatike për pastrimin etnik të shqiptarëve me theks Medvegjën.

“Ne si AFEDS jemi shumë të lumtur që falë angazhimit tonë, Sonja Biserko, njëra ndër autoret e raportit mbi gjendjen e shqiptarëve në Serbi, vendosi kontaktet të drejtpërdrejta me autoritetet institucionale të Kosovës. Kësisoj, ata kanë patur rastin të dëgjojnë me zë, pas raportit me shkrim, përfundimet dramatike për pastrimin etnik të shqiptarëve me theks Medvegjën, laboratori i këtij pastrimi”, u shpreh Salihu.

Po ashtu, ai theksoi se edhe parlamenti i Kosovës duhet ta dëgjojë zonjën Biserko dhe të prodhojë një rezolutë detyruese për politikën.

“Besoj se krerët e shtetit të Kosovës kanë dëgjuar prej gojës së një aktiviste serbe të shoqërisë civile, çka nuk kanë dëgjuar nga të ashtuquajturit politikanët tanë të mëhallëve që u shërbejnë si dekor në evente patriotike. Duke ditur këto gjëra, e konsideroj shumë të frytshëm dëgjimin e saj. Shpesh disa leksione kuptohen mirë pasi i dëgjon ato që ke lexuar. Besoj se dhe Parlamenti i Kosovës duhet ta dëgjojë, e theksoj- ta dëgjojë- Zonjën në fjalë dhe pse jo, të prodhojë një Rezolutë detyruese për politikën!”, potencoi ai.

Ai u shpreh se shqiptarët në Serbi janë peng i dialogut me Brukselit.

“Duam të besojmë se udhëheqësia e Kosovës do të dëgjojë dhe jetësojë këshillën numër një të Biserkos: shqiptarët e Serbisë janë peng i dialogut të Brukselit. Trajtojeni fatin e tyre në Bruksel, të nderuar politikanë të Kosovës ! Historia po flet dhe po piskat për fatin tonë ! Ka kohë që po e bën, mirëpo ku janë veshët për ta dëgjuar dhe sytë për ta shikuar?”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat