17 kandidatët që fituan mandatin në raundin e parë të zgjedhjeve

Aktuale

17 kandidatët që fituan mandatin në raundin e parë të zgjedhjeve

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:34
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur më 17 tetor.

Nga 38 komuna, 17 kandidatë kanë fituar mandatin që në raundin e parë të zgjedhjeve, kurse në 21 komuna do të zhvillohet ballotazh më 14 nëntor.

Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë zhvillohet në këto komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Më poshtë jane kandidatë që kanë fituar votat e mjaftueshme për postin e kryetarit:

Deçan – Bashkim Ramosaj, AAK

Mitrovicë e Jugut – Bedri Hamza, PDK

Pejë – Gazmend Muhaxheri, LDK

Skenderaj – Fadil Nura, PDK

Suharekë – Bali Muharremaj, AAK

Ferizaj – Agim Aliu, PDK

Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi, PDK

Leposaviq – Zoran Tadiq, Lista Serbe

Lipjan – Imri Ahmeti, LDK

Novoberdë – Sasa Miloseviq, Lista Serbe

Shterpcë – Dalibor Jevtiq, Lista Serbe

Zubin Potok – Srdjan Vuloviq, Lista Serbe

Zveçan – Dragisa Miloviq, Lista Serbe

Graçanicë – Liljana Subariq, Lista Serbe

Ranillugë – Katarina Rastiq, Lista Serbe

Partesh – Dragan Petkoviq, Lista Serbe

Mitrovicë e veriut – Milan Radojeviq, Lista Serbe 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat