“Vet e ka shkrua fletë Rrufenë!”/ Reagon Çun Lajçi pas kërcënimit të Albin Kurtit!

Aktuale

“Vet e ka shkrua fletë Rrufenë!”/ Reagon Çun Lajçi pas kërcënimit të Albin Kurtit!

Nga: N.Sh Më: 28 tetor 2021 Në ora: 15:48
Çun Lajçi dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme është kërcënuar me vrasje.

Shuma të mëdha parash janë dhënë për kokën e tij.

Kërcënuesit kishin shkruar në rrjete sociale se japin para për vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Ky kërcënim ka ardhë si pasojë e rritjeve të çmimeve në Kosovë.

Pas këtij kërcënimi janë mobilizuar Policia e Kosovës, e cila po përkujdeset për ruajtjen e shtëpisë ku banon, por edhe mbrojtja e afërt.

Për këtë kërcënim Kurti sot është deklaruar, ku tha se nuk ndihet i rrezikuar e as i kërcënuar.

“Së pari unë nuk ndjehem i rrezikuar, por janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Përndryshe unë as dje dhe as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, Policia ka njoftuar se pas pranimit të informacioneve lidhur me kërcënimin ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Kurti, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme operativo hetimore.

“Lidhur me rastin menjëherë janë iniciuar hetimet dhe ato janë duke vazhduar, përderisa bazuar në hetimet e deritanishme dhe vlerësimin e rrezikut, njësia e reagimit të shpejtë është larguar nga lokacioni. Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin drejt ofrimit të sigurisë ndaj personaliteteve të vendit dhe qytetarëve të saj, duke përfshirë edhe hetimin dhe trajtimin e të gjitha rasteve”, ka njoftuar Policia.

E për këtë kërcënim të kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi.

Ai befasohet me popullin tonë i cili, sipas tij, nuk i besojnë fjalës së vërtetë, pasi i tutën ma zi se plumbit.

Lajçi thotë se kudnërshtarët e Kurtit edhe kërcënimin kanë me ia marr për lavd dhe kanë me thanë se e ka kërcenu vetveten dhe vet e ka shkrua rrufenë.

Reagimi i plotë:

Ne i tutemi fjalës së vërtetë

M’vjen keq Albin që edhe kërcënimin kanë me ta marr për lavd, këta hidhësinat e idhët

Kanë me thanë, ky vetveten e ka kërcenu!

Vet e ka shkrua fletë Rrufenë!

I tillë asht populli yt dhe i imi! S’i beson fjalës së vërtetë, se asaj i tutët ma zi se plumbit!

I beson (t’mos them se i gëzohet) vetëm vdekjes së tjetrit!

Prandaj turrën me telegrame ngushëllimi e lëvdata!

Ti shtramnoje kapuçin e ec!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat