Katër kandidatë për anëtarë të Bordit për Ankesa të Medieve

Aktuale

Katër kandidatë për anëtarë të Bordit për Ankesa të Medieve

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 11:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të këtij Bordi.

Kryetari i Komisionit Fitim Uka, tha se duhet që t’i përzgjedhin dy kandidatë, e që intervistimit do t’i nënshtrohen katër aplikantë.

Kur foli për kriteret ai tha se integritetit nuk duhet të largohet, por që vlerësimi për këtë pjesë të ketë më pak pikë.

“Ne si Komision duhet t’i përzgjedhim katër kandidat. Komisioni rekomandon dy kandidat për ankesa që konsideron se janë më të përshtatshëm për përgatitje profesionale”.

Në konkurs është kërkuar të bashkëngjiten, CV, dëshmia për përgatitje profesionale, letër motivuese dhe një letër që kandidati nuk është nën hetime. Brenda 60 ditësh kandidaturat e pranuara shqyrtohet nga Komisioni dhe kuvendi zgjedh vetëm njërin prej tyre. U propozua që 20 minuta jetë intervistomi”.

“Janë katër kandidat që do t’i nënshtrohen intervisitimit: Shefi Berisha, Sadat Mjekiqi, Teki Shehu dhe Ivica Ivanoviq. Mos me largu integritetin, por me ulë prej pikëve në vlerësimin e përgjithshëm”.

Mërgim Lushtaku nga PDK-ja tha se nuk duhet të hiqet vlerësimi për integritetin e kandidatëve.

“Me këta aplikantët duhet të ecim përpara, shpresoj të jenë të duhurit dhe ta kryejnë detyrën me përgjegjësi. Unë jam kundër me heq pjesën e integritetit”.

E jona është me vlerësuar edhe këtë pjesë sepse më shumë qalojnë institucionet në këtë pikë. Është detyra jonë që të parashtrojmë më shumë pyetje”.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se për shkak të numrit të vogël të kandidatëve intervistomi mund të behet për një ditë.

Meqë numri është i vogël mundemi një ditë paradite me përfunduar intervistimin. Pyetjet mu përcaktuar nga Komisioni dhe nuk besoj të kemi telashe”.

“Unë konsiderojë me ruajtur klimën e mirë që kemi bo. Ata persona që zgjedhjen me i plotësuar disa kritere bazë”.

Doarsa Kica nga VV-ja, tha se votimi duhet të jetë publik nga të gjithë dhe se prezantimi kandidatëve të bëhet jo më shumë se deri në shtatë minuta.

Secili deputet ta ketë votimin publik për kandidat. 5 deri 7 minuta të jetë prezantim dhe çka mundet me i ofruar Bordit të ankesave. A ekziston ndonjë format tjetër me përfshi ndonjë pyetje që përfshihet integriteti”.

Shemsedin Dreshaj nga AAK-ja tha se integritetit është vështirë që të vlerësohet ngase gjithsecili ka mendim subjektiv.

Pajtohem me formën dhe nuk ka mundësi të behët kumedit çfarë diferencimi bazuar në CV. Integriteti që është vështirë të vlerësohet sepse është subjektive”.

Integriteti është vepër nuk mund të vlerësohet. Problemi qëndron si do ta vlerësoni sepse është veprim”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat