“Ndërtonin villa e hotele!”/ Vjen një ‘goditje’ për Qeveritë e “Komandatëve”, ja pse nuk e armatosën ushtrinë

Aktuale

“Ndërtonin villa e hotele!”/ Vjen një ‘goditje’ për Qeveritë e “Komandatëve”, ja pse nuk e armatosën ushtrinë

Nga: A.M Më: 29 tetor 2021 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha ka reaguar pas ndarjes së 100 milionë eurove nga Qeveria Kurti për Ushtrinë e Kosovës.

Ai ‘goditi’ qeveritë e ‘komandantëve’ duke thënë se ata nuk kishin kohë ta armatosin ushtrinë, pasi ndërtonin villa e hotele.

“100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës i ndau qeveria pacifiste! Kurse, Qeveritë e «Komandantëve » nuk kishin kohë me e armatos ushtrinë, sepse blenin «arat e Dërzhaves », ndërtonin villa e hotele dhe spërkatëshin asfallt”, deklaroi Hoxha, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës i ndau qeveria pacifiste! Kurse, Qeveritë e «Komandantëve » nuk kishin kohë me e armatos ushtrinë sepse blenin «arat e Dërzhaves » ndërtonin villa e hotele dhe spërkatëshin asfallt ! 🤐🤯

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat