“Eskalon” Zafir Berisha, e quan Albin Kurtin “endacak”

Aktuale

“Eskalon” Zafir Berisha, e quan Albin Kurtin “endacak”

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 23:30
Zafir Berisha

Vullneti i tyre do ta përcaktojë kryetarin e ardhshëm të njërës nga komunat më të mëdha në vend.

Prizrenasit me 14 nëntor kanë dy opsione.

Ata do të zgjedhin mes Shaqir Totajt të PDK-së dhe Mytaher Haskukës, kryetarit aktual nga LVV.

Kundër këtij të fundit, ka një strategji që këtë herë ka bërë bashkë disa subjekte politike.

Nga PDK janë të sigurt që koalicionet para balotazhi do të sjellin fitore për këtë parti.

Njëri nga partnerët tashmë të konfirmuar si aleat i PDK-së në zgjedhje, Zafir Berisha po thotë se me këtë koalicion po e dënojnë qeverisjen e Haskukës.

Berisha e kritikon edhe ardhjen e shpeshtë të kryeministrit Kurti në Prizren me një gjuhë jo fort të zakonshme.

“Këtë endacakun që sillet vërdallë rrugëve të Prizrenit, i cili ka harruar se është kryeministër por unë e kuptojë frikën sepse këtu po fillon fundi i tij dhe mashtrimeve të tij që i ka bërë Prizrenit dhe Kosovës”, ka thënë Berisha.

Megjithatë përkundër partive të tjera që veç se janë pozicionuar, Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur të mos përkrahë asnjërën palë.

Hanefi Muharremi, nënkryetar i degës së LDK-së në Prizren thotë se ata kësisoj e reflektojnë humbjen e tyre.

Në këtë mes, i painteresuar të deklarohet gjatë së enjtes ishte kryetari aktual i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Haskuka pranë e ka Unionin SocialDemokrat të boshnjakëve me Duda Baljen, partinë tjetër boshnjake NDS-në të Emilia Rexhepit dhe partitë turke VAKAT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat