​Krasniqi: Kosova është krenare me Thaçin, Veselin dhe çlirimtarët tjerë

Aktuale

​Krasniqi: Kosova është krenare me Thaçin, Veselin dhe çlirimtarët tjerë

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 12:23
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një vjetorin e ngritjes së aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka thënë se ata nuk janë këtu, por sot dhe përgjithmonë do të jenë historia e lavdishme e këtij vendi.

Sepse, kurrë dhe nga askush nuk mund të ndryshohet historia jonë dhe as të tjetërsohet e vërteta e luftës sonë çlirimtare e drejtë dhe e pastër.

Kosova është pafundësisht krenare me djemtë e saj patriotë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, e me shokët e tyre çlirimtarë, që bashkë me gjithë popullin, ndërruan epoka dhe shkruan rrëfimin e jashtëzakonshëm e madhështor të mosnënshtrimit, të lirisë dhe të pavarësisë. E do ta shkruajnë edhe fitoren e kësaj beteje të fundit, për t’u kthyer në shtëpi si heronj”, ka shkruar ai.

Më 5 nëntor, Thaçi, Veseli, dhe Selimi u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë. Ndërkaq, Krasniqi u transferua atje një ditë më parë, më 4 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat