Dyshohej për dhunimin e një të miture/ Arrestohet e më pas lirohet kryetari i degës së VV-së në Viti

Aktuale

Dyshohej për dhunimin e një të miture/ Arrestohet e më pas lirohet kryetari i degës së VV-së në Viti

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 22:55
Albin Kurti dhe Bislim Bislimaj

Zyrtari i partisë Vetëvendosje në komunën e Vitisë, njëherit edhe kryetar i qendrës së kësaj partie në atë qytet, Bislim Bislimaj u raportua se është arrestuar gjatë ditës së djeshme si i dyshuar për dhunimin e një të miture.

Bislimaj e ka konfirmuar arrestimin e tij, por dha edhe një shpjegim të tij.

Bislimaj ka thënë se kjo është bërë për çështje politike, dhe se ndaj babit të vajzës ka hapur edhe padi.

Sipas Bislimajt kjo nuk është hera e parë që i është bërë një kurth e tillë nga ky person.

“Po jam arrestuar dhe kam qëndruar 24 orë dhe jam liruar sot. Kjo për mua para së gjithash ka të bëjë me çështjen politike, kjo nuk është hera e parë që më është bërë kjo kurth për tu avancuar pak më tepër në publik, por unë kam bërë padi ndaj prindit të vajzës, i cili e keqpërdorë fëmijën e vet për me marr një privilegj para kryetarit. Unë jam liruar pasi nuk ka prova, unë kam qenë në fushata ata e kanë krijuar kurthën”, ka thënë Bislimaj.

Se Bilmaj ishte mbajtur në paraburgim për 48 orë ishte konfirmuar edhe nga Prokuroria e Gjilani.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale „‟Dhunimi‟, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ditë më parë një e mitur ishte deklaruar e zhdukur nga familjarët e saj në komunën e Vitisë. E njëjta është raportuar nga policia se është gjetur dje gjatë ditës.

Sipas Policisë viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit të qendrës për punë sociale, ku ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull.

“Viti 04.11.2021-19:00, Raportohet se viktima femër kosovare, e mitur, e cila ishte raportuar si e zhdukur, e njëjta është gjetur me datën 05.11.2021 .Viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit të qendrës për punë sociale, ku ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima dërgohet në ekzaminim gjinekologjik. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhej në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat