Nesër nis fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Aktuale

Nesër nis fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 06:26
Foto ilustrim

Nesër do të nis zyrtarisht fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Kjo fushatë zgjedhore do të zgjas pesë ditë siç është përcaktuar nga Komisioni Qendror Zgjedhjeve.

Kështu u bë e ditur ditë më parë nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi.

“KQZ-ja ka vendosur për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Janë 5 ditë në dispozicion të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për të zhvilluar aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore, duke filluar nga 8 nëntori deri më 12 nëntor”.

Votimet për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mbahet të dielën më 14 nëntor.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet në 21 komuna ku asnjëra nga kandidatët për kryetarë të komunave nuk arriti të marrë 50+1 përqind të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat