“Drejtuesve të shtetit iu errësuan sytë pas pasurimve të paligjshme, gjunjëzuan Kosovën në rrugëtimin e saj”

Aktuale

“Drejtuesve të shtetit iu errësuan sytë pas pasurimve të paligjshme, gjunjëzuan Kosovën në rrugëtimin e saj”

Nga: A.SH Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Analsiti politk Skënder Mulliqi ka kometuar situatën aktuale politike në Kosovë.

Ai ka thënë se, politka në Kosovë nuk punoi siç duhet për ta ngritur Kosovë.

Ata punuan dhe u pasuruan vetëm për vete duke gjunjëzuar keq Kosovën në rrugëtimin e saj të tranzicionit.

Madje ai hedh kritika të forta se ata zaptuan çdo gjë që ishte e mirë e këtij vendi.

Postimi në Facebook:

Shtrohet pyetja logjike, pse na erdhën gjithë këto të këqija? Na erdhën nga mos përgjëgjësia e atyre që erdhën në pushtet pas përfundimit të luftës. Kanë pasur mundësi të punojnë mirë, e punuan më shumë keq.Na erdhën shumë të liga radhazi , të cilat na poshtëruan, na bënë shumë të pa lumtur. Këtu flas për kategorinë shumicë sot në Kosovë. Drejtuesve të shtetit sikur iu errësuan sytë dhe mendja pas pasurimve të paligjshme, duke gjunjëzuar keq Kosovën në rrugëtimin e saj të tranzicionit. Njerëzve nuk iu dha lumturia, nuk iu dha risku që iu takon në këtë vend. Sikur mbeten vetëm me ajër,ujë, bukë dhe me dritën e diellit! Ata që kishin pula e qurana, ata qobanë që kishin bagëti ishin lulë e dritë! Këto ishin të gjitha nga jeta e tyre!

Industria i takojë klasës së privelegjuar! Kajmakun e morën vet, nuk i lanë as t’lanat ! Me falni lexues të nderuar për këto radhë, por kështu më duket mua, menduan ata që u ngritën lartë në qiell, e kurrë nuk prekën për tokë! “Zaptuan” çdo gjë që ishte e mirë e këtij vendi! Turpin e hëngrën me bukë! Na sulmuan tinëzisht pa asnjë emocion dhe dhimbje! Nuk deshtën me dëgjuar dhe as me pa, se çfarë “shkretirë” , janë duke lënë mbrapa. Nuk deshtën me pa dhe as më ndëgjuar , së qysh po jeton ky popull, së çka po iu shtrojnë fëmijëve në sofër! Kjo klasë politike shumë pak do të na mbeten në kujtess për të mirë. Shumë i rrënuan vlerat kulturore, dhe vlerat fundamentale njerëzore… Krijuan mutacione të rrezikshëm sikur, Pandemia Globale! Jetuam në agoni dhe thyerje shprese për 20 vite radhazi ..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat