Presidentja Osmani flet për premierën e “Zgjoit”

Aktuale

Presidentja Osmani flet për premierën e “Zgjoit”

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 19:37
Premiera e filmit “Zgjoi” në ShBA.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë ka marrë pjesë në premierën e filmit “Zgjoi” në ShBA.

Osmani sonte ka ndarë disa fotografi nga nata e mbrëmshme ku shihet krah yllit botëror Dua Lipës, aktores Yllka Gashi, regjisores Blerta Basholli dhe Fahrije Hotit.

Osmani këtë natë e ka cilësuar si të mbushur me madhështi, talent, hijeshi e krenari.

“Një natë në mes të yjeve të Kosovës sonë të dashur. Sa shumë madhështi, talent, hijeshi e krenari me një vend”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Kënaqësi e veçantë t’i bashkojmë forcat me Duan tonë për të përçuar në çdo cep të botës fjalën për suksesin e mesazhin human që përcjell filmi i jashtëzakonshëm “Zgjoi”, i Blerta Bashollit i interpretuar me mjeshtëri nga Yllka Gashi dhe kasta e supertalentuar e aktorëve tanë”, ka shkruar tutje presidentja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat