E konfirmojnë nga Qeveria: Me 16 nëntor mbahet takimi në nivel kryenegociatorësh në Bruksel

Aktuale

E konfirmojnë nga Qeveria: Me 16 nëntor mbahet takimi në nivel kryenegociatorësh në Bruksel

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 15:10
Qeveria e Kosovës

Raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi në nivel kryenegociatorësh do të mbahet të martën e 16 nëntorit.

Në takimin që do të mbahet në Bruksel, Kosova do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvill dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Kështu ka konfirmuarzëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai tha se temë e diskutimit do të jetë çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, energjisë dhe lëvizja e lirë.

“Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, do të marrë pjesë në takimin e paraparë për datën 16 nëntor 2021 në Bruksel në nivel kryenegociatorësh. Temat e diskutimit në takimin bilateral do të jenë çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, e energjisë dhe lëvizja e lirë”, tregoi Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat