Ky është ish ushtari i UÇK-së i cili sot humbi jetën tragjikisht në Rugovë

Aktuale

Ky është ish ushtari i UÇK-së i cili sot humbi jetën tragjikisht në Rugovë

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 17:17
Arton Lajqi

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arton Lajqi, ka humbur jetën sot tragjikisht në Rugovë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Niçki, i cili tha dyshimet e para janë se viktimës i ka rënë lisi, si dhe ka shtuar se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Dyshohet se i ka rënë lisi, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, tha ai.

Për vdekjen e Lajqit kanë shkruar në Facebook edhe shokë të të ndjerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat