Totaj tregon si i ka dënuar miqtë e tij kur ishte në ATK: Duhet të zbatohet ligji

Aktuale

Totaj tregon si i ka dënuar miqtë e tij kur ishte në ATK: Duhet të zbatohet ligji

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 22:56
Shaqir Totaj

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, e ka pranuar në emisionin Pressing në T7 se në kohën sa ka qenë në ATK ka dënuar edhe miq të tij.

“Ligji duhet respektuar”, tha Totaj teksa ka shtuar se nuk ka fleksibilitet sa i përket respektimit të ligjit. Ai thotë se ka fleksibilitet vetëm në politikë.

“Jo vetëm një. S’ka qenë vetëm një. Kur është në pyetje respektimi i ligjit, mund të jemi fleksibil në politikë dhe duhet të jemi, por nuk ka fleksibilitet në ligj. Ata janë gjëra ta paracaktuara paraprakisht. Dhe ndihma që u kam dhënë miqve në ATK është këshilla. Duhet të zbatohet ligji dhe nuk kemi pasur probleme. Më kanë dëgjuar dhe më kanë respektuar. Kanë paguar gjobat”, ka treguar Totaj.

Totaj ishte menaxher i ATK-së.

Në këtë fushë, Totaj është certifikuar edhe si ekspert ndërkombëtar për performancë në administratën tatimore nga FMN-ja në Uashington në vitin 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat