Policë me kallashnikovë në hyrje të vendvotimit në Podujevë

Aktuale

Policë me kallashnikovë në hyrje të vendvotimit në Podujevë

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 19:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zyrtarë policor në armë të gjata po gjenden në hyrje të shkollës/vendvotimit “Isa Boletini” në Podujevë.

Fehmi Zeqiri, menaxher i qendrës së votimit ka thënë për kallxo se nuk e kanë ftuar Policinë.

“Ne si kemi ftuar, policia i kanë planet e veta operative”, ka thënë ai.

Në informacionet e para një person dyshohet që ka fotografuar votën në këtë qendër dhe i njëjti është shoqëruar për në polici.

Nga Policia e Kosovës, kanë thënë se zyrtarët e njësisë speciale janë vendosur para qendrës së votimit për shkak të fluskit të qytetarëve dhe kohës së përfundimit të votimit, ku më pas priten të barten edhe kutitë e votimit ë qendrat e numrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat