Rama flet pas fitores: Një numër i madh i qytetarëve nuk e kanë pasur idenë se kush është Përparim Rama

Aktuale

Rama flet pas fitores: Një numër i madh i qytetarëve nuk e kanë pasur idenë se kush është Përparim Rama

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 21:13
Përparim Rama

Kryetari i ri i Prishtinës Përparim Rama ka folur për garën e balotazhit dhe fitoren e tij përballë kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje Arben Vitinë.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës tha se pozita e kryetarit nuk duhet të shihet si pozitë përçarëse, por duhet të bëhen së bashku me qytetarët për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet kryeqyteti.

Në momentin kur kam hyrë në garë e kam ndier veten si fitues. Gjatë takimeve që kam pasur me qytetarë, ka qenë një atmosferë fenomenale, ku shihej qartë se do ta fitoj garën. Kam pritur se do të jetë fitorja më bindëse në përqindje, por një numër i madh i qytetarëve nuk e kanë pasur idenë se kush është Përparim Rama”, u shpreh Rama, i cili vjen nga radhët e LDK-së.

Në garën e balotazhit, Rama, i cili vjen nga radhët e LDK-së, fitoi me 1700 vota më shumë se Arben Vitia, i cili e ka uruar për fitore, derisa i ka premtuar edhe bashkëpunim për të mirën e kryeqytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat